Shoqëria “ERLED” SHPK DURRES është themeluar në datën 1 dhjetor 2001 dhe vazhdon edhe sot. Objekt i shoqërisë “ERLED” është në fushën e shërbimeve të tera të transportit detar në Republikën e Shqipërisë.
L.1, Porti durres
Ambra është një biznes familjar. Familja është me origjinë nga Durrësi dhe pronari aktual e krijoi Ambrën në 1995, në një ndërtesë pranë vendodhjes së tanishme. Në vitin 1996 u bë një zgjerim i mëtejshëm, dhe në vitin 2011 ka ndodhur rinovimi i të gjithë objektit. Në biznes janë të punësuar disa prej pjestarëve të familjes.
Rr. A.Goga; Spitalle, Durrës, Shqipëri
Kompania DyrrahSped Sh.p.k u themelua në fundin e vitit 1993 nga një grup profesionistësh me eksperiencë të gjate ne transportin rrugor dhe në operacionet e ngarkim shkarkimin e mallrave. Ing. Shpetim Prodani President i kompanisë 1993-2004 Ing. Luan Toro Drejtues teknik & Operacional 1993-2017 Fatmir Dobi Finance Drejtues i Depetamentit të Finance Vangjel Gjergji Drejtues i agjencisë doganore Kap. Xhelal Shpahiu Agjent detar Që në vitet e para të aktivitetit kompania ishte një histori suksesi dhe shumë shpejt u bë lider në të gjitha fushat që operonte si : Agjenci detare dhe transport detar Transport brenda dhe jashte vendit Transport jashte norme dhe mallra te rezikshem (ADR) Sherbime Spedicioni dhe asistence logistike, Magazinim etc Agjenci doganore Ne vitet 1993-1997 DyrrahSped rriti volumet e saj duke u bere agjent i kompanive më të mëdha tregtare që operonin nga porti i Durrësit duke shkarkuar mbi 150 000 tone mallara ne vit (kryeshist produkte ushqimore), si dhe mesatarisht 3-4 anije mallrash dhe ro-ro cdo javë me materiale ndërtimi. Në vitin 1996 lidhi mardheshjen e bashkpunimit me koncesionarin e parë të huaj në vënd në sektorin e Hidrokarbureve kompaninë Angleze Premier Oil. Premier Oil dhe shteti shqiptar krijuan kompaninë e përbashkët Anglo Albania Petroleum e cila mori ne manaxhim zonën e Patos Marinëzës […]
Lagja 3, Sheshi Liria, EGT Centert, Kati 7, Durres, Albania 2001
KAD Shpk është një nga agjensitë detare më të mëdha dhe më me eksperiencë në Shqiperi. Bërthama e saj u krijua në vitin 1998 nga ekspertë që punonin në këtë fushë prej shumë vitesh ndërsa sot stafi i saj përbëhet prej 15 vetësh ku përfshihen: inxhinjerë transporti, ekonomistë transporti dhe një oficer navigator. Ne kemi një “curriculum” mjaft të pasur në fushën e përfaqësimit detar. Prej vitit 1999 jemi lidhur me Kompaninë e njohur detare greke “Halkidon Shipping” dhe në bazë të kontratave të përfaqësimit i ofrojmë kësaj kompanie shërbimin e agjentit detar në portin e Durrësit si dhe përfaqësimin e saj në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në bazë të një grafiku të rregullt lundrimi prej më shumë se dhjetë vitesh, ne operojmë në linjën detare Durrës – Trieste ndërsa prej vitit 2011 jemi lidhur me Kompaninë “Albanian Ferries” dhe operojmë në linjën detare Durrës – Bari.
Rruga Skenderbej, Durres, Shqiperi
Porti Durrës Një nga kryeurat e Ballkanit që lehtëson lëvizjen e pasagjerëve dhe mallrave për dhe nga kontinenti Europian Porta hyrëse nga Europa drejt vendeve fqinje pa dalje në det, Kosova dhe Maqedonia Lidhjet tokësore : “Korridori 8”, “Rruga e Arbërit”, “Autostrada Durrës-Morinë ”, “Korridori Veri-Jug i Shqipërisë” Durres Port One of Balkans head-bridges that facilitates transit of passengers and freight to and from the European continent The gateway from Europe to its landlocked neighbor countries, Kosovo and Macedonia Road connections: “Corridor 8”, “Road of Arberi”, “Autostrada Durres-Morine ”, “Albanian North-South Corridor” Porti Durrës Linja trageti Bari, Ankona,Trieste (Itali); Koper (Slloveni) Brindizi (Itali), Stamboll (Turqi), Rijeka (Kroaci), Bar (Mal i Zi) – pritet Lidhjet hekurudhore Durrës-Bar (Mal i Zi) Durrës-Shkup Durres Port Ferry lines Bari, Ancon,Trieste (Italy); Copper (Slovenia)Brindisi (Italy), Istanbul (Turkey), Rijeka (Croatia), Bar (Montenegro)-expected Rail conections Durres-Bar (Montenegro) Durres-Skopje
L.1, Porti Durrës
smartia.al, eshte kompani e krijuar pas nje eksperience mbi 25 vjecare ne fushen e zhvillimeve software, telekomunikacionit dhe teknologjisë së informacionit ne kompani te ndryshme jashte vendit dhe ne Shqiperi Sherbimet kryesore te shoqerise jane: Projektim/Realizim sisteme IPTV/OTT/DVB-C/DVB-T deri ne mbulime qyteti apo shteti. Projektim/Realizim sisteme Telefonie/Centrale/PBX/IVR Projektim/Realizim software sipas nevojave te biznesit tuaj Konsulence Teknike per ISP (Teknologjite, Sistemet, Aparaturat, Produktet), Konsulence Tregu, Produkti, Shitje, Marketing Projektim/Ndertim Insfrastrukture Telekomunikacioni, Planifikim dhe Ndertim Rrjeti Telekomunikacioni Projektim/Ndërtim Faqesh Interneti(Web Desing) dhe Web Hosting Ndërtim/Konfigurim Rrjete Kompiuterike mbeshtetur ne teknologji te ndryshme si: Wireless, Ethernet, Fiber Optike, Coaxial Cable, PLC-Kabell Elektrik, etj… Sisteme Monitorimi/Sigurie/CCTV Sisteme Aksesi/Kontrolli Sisteme Smart/Sensore/Automatizim Konsulence Informatike (Studiojme se bashku projektet tuaja) IT Business Solutions (Zgjidhje cilesore dhe te sigurta per biznesin tuaj) SMARTIA mbështetet në stafin e saj të kualifikuar inxhinierësh elektronikë dhe informaticienë të diplomuar në shkollat me prestigjioze në Itali dhe Tiranë. Gjate eksperiences ne smartia.al numëron shume kliente biznese, të cilët janë dëshmitarë të suksesit dhe seriozitetit të punës së stafit tonë dhe cilësisë së produkteve dhe shërbimeve të ofruara. Nder te cilet mund te permendim: Porti Durres, Qarku Durres, UFO University, Porti Sarande, Porti Shengjin, Prefektura Durres, Aluizni Durres, Ujesjellesi Durres, Drejtoria Hekurudhave, Zyra […]
L. 11, Rr. Petraq Boshnjaku, 3
Work Safety Work Safety Group është një Kompani qëllimi i të cilës është të ofrojë shërbime teknike, shëndetësore, konsultime dhe trajnime per te gjitha bizneset në fushën e sigurise dhe shendetit në punë, Certifikimit ISO , marrëdhenieve të punës etj. Lindja e saj daton në 1 Shkurt 2014 dhe me kalimin e kohës, emri i saj është bërë sinonim me seriozitetin, profesionalizmin, korrektesën dhe shumëllojshmërinë e shërbimeve. Në vitin e fundit, Work Safety Group ka marrë karakteristikat e një kompanie shumëdimensionale në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, duke krijuar lidhje dhe shkëmbime eksperiencash me shumë specialistë, me të cilët ne kemi një marrëdhënie profesionale me shumë eksperte të fushave të ndryshme duke përfshirë mjekë, biologë, inxhiniere, profesionistë të trajnimit, teknikë të sigurisë, zjarrëfikës dhe operatorë për parandalimin e aksidenteve. Deri më sot, Work Safety Group ka përftuar eksperienca të shumëllojshme në menaxhimin e të gjitha aktiviteteteve kryesore që përfshijne botën e gjerë dhe të larmishme të Sigurise dhe Shendetit ne Punë, Marrëdhenieve të Punës si dhe ofron shërbime profesionale rekrutimi për punësim, shërbime profesionale të burimeve njerëzore, trajnim këshillim karriere etj.
L.14, Rr.Bajram Tusha, Shkozet, Durres, Albania
Agjencia e udhëtimeve “DEA LINES” u themelua si e tillë më 22.02.2000. Agjensia ka si Administrator të vetëm znj. Arjana Isaku, Bashkëthemeluese dhe CEO, e cila është diplomuar fillimisht në Menaxhim Financiar dhe më pas në sektorin e Turizmit. Në lidhje me turizmin, agjencia vazhdimisht ka organizuar grupe të ndryshme në pothuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë si edhe jashtë saj, por gjithashtu edhe paketat e pushimeve për Turqinë, Italinë, Spanjën, Greqinë, Egjiptin, Francën, Maqedoninë, Malin e Zi, Kroacinë etj. Në bashkëpunim me operatorët e tjerë turistikë të Shqipërisë. Shërbimet plotësuese të ofruara nga Dea Lines janë biletat e trageteve dhe avionit, Makina me Qira si edhe ndërmjetësimi në Shitje-Blerjen e Imobiliareve. Në vitin 2005, agjencia e udhëtimit ‘’Dea Lines’’ u pranua në Lonely Planet World Travel Guide, si agjenci e besuar. (Faqja 60 e Ballkanit Lindor – Udhëzuesi i Lonely Planet). Në vitin 2006, agjencia hapi zyrat e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”. Në Maj të vitit 2008, IATA – SHOQATA NDËRKOMBËTARE E TRANSPORTIT AJROR, si një agjenci e kualifikuar në fushën e transportit ajror, pranoi Dea Lines si anëtare. Në Dhjetor të vitit 2010, pas heqjes zyrtare të regjimit të vizave për të gjithë shtetasit […]
Bulevardi ‘’Epidamn’’, Lagjja 3, 101, Durrës, Albania
Edipack është prodhuesi më i madh dhe i suksesshëm i paketimit në Shqipëri me një kapacitet shumë të madh prodhues të letrës dhe kartonit . Kompania është themeluar në vitin 2003, vit kur drejtuesi i saj Bardhyl Baltëza filloi karrierën e tij në këtë lloj industrie. Kompania filloi të prodhonte kartonë dhe kuti kartoni në 2003 dhe shumë shpejt u shndërrua në kompaninë më të madhe të prodhimit të materialeve të ambalazhimit në Shqipëri. Një mision i qartë dhe i thjeshtë udhëheq EDIPACK Sh.a., të operojë në respekt të 4 faktorëve thelbësorë: Mjedisi, Personat, Cilësia dhe Siguria. Dhe është pikërisht për këtë që mbetjet e mbledhura trajtohen dhe transformohen me objektivin e qartë për të favorizuar një zhvillim të qëndrueshëm, që i përgjigjet nevojave të sotme, duke menduar për të ardhmen. EDIPACK Sh.a. është një ndërmarrje që paraqet një pikë referimi për çdo lloj problematike që ka të bëjë me mbarëvajtjen e riciklimit dhe prodhimit të kartonit dhe të paketimit, duke iu përgjigjur me profesionalizëm dhe kompetencë. Edipack është prodhuesi më i madh dhe i suksesshëm i paketimit në Shqipëri me një kapacitet shumë të madh prodhues të letrës dhe kartonit. Prej vitit 2003 vazhdon prodhimin e kutive të kartonit […]
Lagjja 15 , Rr.’’Aleksandër Goga’’, Portoromano , Durrës , Shqipëri
ITALINOX Shqipëria Sh.p.K operon në treg që nga viti 2007. Është pjesë e grupit “Vender” dhe “Gruppo Inox” dhe ofron furnizimin e ndërmarrjeve me të cilat bashkëpunon me materiale dhe komponentë inoksi ku mund të përmendim: llamarinë, rula inoksi, tuba inoksi, profile inoksi, bulona flanxha e komponentë të të gjitha dimensioneve për industrinë ushqimore, detare, farmaceutike e nukleare. Përparësia jonë tregohet mbi gjithcka në kualitetin e produkteve që ne tregëtojmë. Stafi jonë i kualifikuar, me profesionalizëm dhe seriozitet ju ndihmon në përzgjedhjen e asaj që i nevojitet klientëve për të bërë gjithmonë zgjedhjet e duhura. Thjesht na besoni, cilësia do tregojë që keni bërë zgjedhjen e duhur. Partnerët Meshkurti Arredo FAB Shehaj Metal BulinOX ALB-INOX-MJESHTRI Produkte Llamarina Inoks Tuba Inoks Shufra të rrumbullakëta Aksesorë inoksi – Aksesorë kangjella inoksi Produkte inoksi për gastronomi Bulloneri inoksi Pastrues inoksi
Lagja 14 -Zona Industriale Shkozet, Durrës - Albania
DAST sh.a është një konsorcium shqiptaro-gjerman, krijuar nga kombinimi i përvojës, teknologjise, njohurive të thella të tregut, aftësitë sipërmarrëse të shquar dhe të potencialit financiar. Themeluar në janar të vitit 2008, DAST është rritur me shpejtësi duke marrë një pozicion drejtues në Shqipëri dhe një njohje të gjerë në Ballkan. Produktet e DAST tregtohen në Gjermani, Zvicër, Itali, Greqi, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosove, Liban, Algjeri, Tunizi, Marok, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Belgjikë dhe më gjerë. Portofoli i produkteve DAST shkon nga ngjitësat e pllakave, mbushësit e fugave te pllakave, veshjet dekorative, llacra, finitura, produkte me bazë gipsi, vete nivelues dhe hidroizolues, silikone, aditivëve përforcues, pastrues me baze acidi, rrjeta, etj te pershtatshme per aplikime në mjediset e brendshme dhe të jashtme ne kushte të ndryshme atmosferike. Departamenti ynë i Kerkim Zhvillimit është në pararojë për hartimin dhe projektimin e zgjidhjeve të reja. Laboratorët tane janë të pajisur me teknologjinë e fundit dhe procedura bashkohore në përputhje me misionin tonë për të parashikuar kërkesat e tregut me zgjidhje të zgjuar dhe të qëndrueshme. Një ekip shkencor i përbërë nga inxhinierë me përvojë punon vazhdimisht për të zbuluar këto zgjidhje. Teknologjia e prodhimit është tërësisht moderne dhe i dëgjueshëm nëpërmjet […]
Rruga Tirane-Durres – Km30, Albania
Aluftor Construction Group është një kompani me aktivitet në fushën e ndërtimit me ekspertizë në konceptimin, projektimin, përpunimin dhe ndërtimin e fasadave të jashtme të objekteve duke ofruar një portofol të plotë të të gjitha llojeve të fasadave të xhamit, fasadave të ventiluara me material natyrore, fasadave të ventiluara me pllakë qeramike, fasadave të ventiluara me Alucobond, fasadave dekorative, fasadave të blinduara, fasadave inteligjente, fasadave mediaglass, sistemeve të avancuara të dritareve dhe dyerve komplekse etj. Produktet e Aluflor, që nga koncepti, përzgjedhja e kujdesshme e materialeve, projektimi, përpunimi dhe instalimi në objekt kanë fokus kryesor kombinimin e njohurive dhe teknologjive të avancuara në ndertim me qëllim efiçensën e lartë në kursimin e energjisë në ndërtesa dhe çertifikimin sipas standarteve më të larta të efiçensës dhe mbrojtjes së mjedisit. Në bashkepunim të ngushtë me partnerët gjermanë, Aluflor investon vazhdimisht në përmirësimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike në përputhje me udhëzimet dhe rregulloret ndërkombëtare të ndërtimit në mënyrë që edhe në Shqipëri të kemi ndërtesa të standarteve më të larta Botërore. Vizioni Të kthejmë çdo ndërtim të ri në një vepër arti të arkitekturës, me teknologjinë më të lartë në kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, duke e sjelle Shqiperinë më […]
Blv. “Dëshmorët e Kombit” Kullat Binjake, Kulla 1, Kati 12, Tiranë, Shqipëri
Amfiteatri Boutique Hotel is the most central accommodation you can find in Durrës, just five steps away from the Roman Amphitheatre.
Rruga e Kalase, Durres
Ture Kulturore Shqiperia, vendi me I vogel I Ballkanit, zoteron nje pasuri te padiskutueshme monumentale, arkeologjike, historike e artistike, si rralle ne vende te tjera, qe I ka bazat e saj rreth 100 mije vjet me pare. Pjese e kesaj lashtesie dhe historie, eshte edhe qyteti i Durresit. Nuk ka rëndësi nëse na vizitoni në verë apo në dimër: Bel Conti Hotel është në pritje për t’u zbuluar. Dhe kjo vlen për të mëdhenj dhe të vegjel!
Hotel Bel Conti Shkëmbi i Kavajës L13 Durres Shqiperi
Në funksion të sjelljes ne tavolinen e konsumatorit produkte dhe ushqime sa me cilesore dhe te sigurta Aiba për zbaton Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë, sipas kërkesave të Standardit Ndërkombëtar, UNI EN ISO 9001:2008 dhe zbatimi i kërkesave të Sistemit të Sigurisë Ushqimore, HACCP, pas certifikimit ne te dy keto sisteme ne vitin 2007. Gjate viteve jane bere investime te vazhdueshme per te permiresuar prezencen e produkteve te kesaj kompanie ne tregjet aktuale ne Shqiperi dhe jashte vendit. Nje nga sfidat e fituara ishte hyrja e produktit te vezes te kesaj kompanie në tregjet e Bashkimit Europian.
Lagja 14. Shkozet, Durres, Albania
”Të trajtojmë çdo projekt, sado i vogël apo i madh, me të njëjtin entuziazëm dhe këmbëngulje si të ishte projekti ynë i parë”
Zyra qendrore: L.3, Rr. Egnatia, 2001 Durres – ALBANIA; Dega në Tiranë: Rruga e Durrësit, No.204 / 41, Tirana – Albania
Agjensia “PELIKAN” ka zhvilluar ne vite nje sherbim transporti te sofistikuar (door delivery) si rrjedhoje terheq direkt mallrat nga magazinat e klienteve te saj, kryesisht ne territorin Italian por edhe ne vendet e tjera te Evropes dhe i transporton deri ne destinacione si brenda territorit te Shqiperise ashtu dhe ne vendet e Ballkanit, i shoqeruar ky sherbim me te gjithe teresine e operacioneve logjistike te kerkuara per realizmin e levizjes se mallrave dhe vlerave sipas kerkesave te klienteve.
Rruga Egnatia, Fly Tower (13th floor ) 2000. Durres Albania
Tropikal Resort eshte absolutisht destinacioni kryesor i turisteve shqiptar dhe te huaj. Te cilet dine se cfar kerkojne nga nje resort si edhe e njohin mire shijen e komfortit,luksit dhe elegances,detaje qe karakterizojne resortin tone. Tropikal resort eshte i pozicio nuar ne qytetin e Durresit me nje hapesire prej disa hektaresh dhe qendron mes bukurise natyrore aty ku qetesia e gjelberimi nderthuret natyrshem me kenaqesine dhe sharimin e brigjjeve te Adriatikut. Largesia nga deti eshte 0 m. Tropikal Resort cdokush ka mundesine te gjej gjithcka qe kerkon ne nje vend te vetem . Bare, Restorante, Disko Verore, Sherbime ne Plazh, Sherbime ne Pishine, Ekipe Animatoresh, Aktivitete Muzikore, Kend Lojrash dhe Ambjente Sportive, Organizim Eventesh te ndryshem, Salle Konferencash. Resorti yne gjithashtu ofron Sherbime si :Parking te Siguruar, Survejim me Kamera, Security Staff, Qender Shendetsore,Sherbim Lavnterie, Bay Wach.
Lagja 13, Plepa, Durres
Durres Container Terminal SH.A synon që të ketë një impakt pozitiv në ekonominë e Republikës së Shqipërisë duke siguruar kënaqësinë e klientëve me anë të stafit të kualifikuar, makinerive moderne dhe sistemit të automatizuar të terminalit.
Porti Durres
Proçesi i Cilesise Kontrolli i proçesit të prodhimit dhe të sigurimit të cilësisë janë elemente të një sistemi të menaxhimit të cilësisë, qe është grupi i politikave, procedurave dhe proceseve të përdorura për të siguruar cilësinë e një produkti apo një shërbimi. Identifikimi, të kuptuarit, dhe menaxhimi i një sistemi procesesh të ndërlidhura për një objektiv të caktuar kontribuon në efektivitetin dhe efikasitetin e organizatës. Është pranuar gjerësisht se një sistem ideal i menaxhimit të cilësisë të përmirëson cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të prodhuara, duke përmirësuar keshtu kënaqësinë e konsumatorit, pjesën e tregut, rritjen e shitjes dhe avantazhet konkurruese. Albel, për dekada, ka udhehequr teknika menaxhimi të destinuara për të përmirësuar cilësinë vazhdimisht. Ne në mënyrë të pashmangshme i japim shume rendesi menaxhimit te kontrollit te cilesise, berjes se hapave te planifikuar me kujdes per te siguruar qe produktet dhe sherbimet e ofruara klienteve te jene te qendrueshme, te sigurta dhe permbushin me te vertete kerkesat e tyre.Proçesi yne i prodhimit perfshin procedura te rrepta te kontrollit te cilesise, si nje pjese integrale,per te gjithe produktet, me burim dhe te prodhuar ne shtepi.
Rruga Dytesore Vore-Tirane, Fshati Picasr, Tirane, Albania
