Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Durrësit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve zhvilluan takim me bizneset për fiskalizimin

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi si dhe sqarimi i paqartësive dhe problematikave të hasura në fillimin e implementimit te ketij proçesi të rëndësishëm. Gjithashtu Znj. Ibrahimaj kreu dhe disa takime në subjekte të cilat kanë filluar tashmë të kryejnë transaksionet e tyre të para me entet publike.