LAJME
Njoftim publik
Thirrje për shprehje interesi për përzgjedhjen e bizneseve të interesuara për të marrë pjesë në aktivitetet e projektit HEVON – High Quality EVO Oil Network of Competitive MSMEs in South AdriaticDhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës, si partnere e projektit HEVON – High Quality EVO Oil Network of Competitive MSMEs in South Adriatic, shpall thirrjen për shprehje interesi për bizneset dhe subjektet shqiptare që operojnë në fushën e prodhimit, transformimit, përdorimit ose promovimit të vajit të ullirit ekstra të virgjër (EVO) të cilësisë së lartë. Projekti HEVON synon forcimin e konkurrueshmërisë së mikro, të vogla dhe të mesme bizneseve në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi, përmes veprimtarive praktike, trajnimeve, networking-ut, Living Labs, shkëmbimeve ndërkufitare dhe mjeteve inovative të marketingut. Thirrja u drejtohet bizneseve të sektorit EVO që duan të rrisin kapacitetet e tyre, të zgjerojnë tregjet dhe të bëhen pjesë e një rrjeti ndërkombëtar bashkëpunimi.Aktivitetet ku bizneset mund të marrin pjesëBizneset e përzgjedhura do të kenë mundësinë të marrin pjesë në dy linja kryesore aktivitetesh: Tutoring dhe mentorim për biznese• Konsulencë dhe mbështetje me ekspertë të marketingut dhe ndërkombëtarizimit.• Pjesëmarrje në World Café HEVON në Bari (ENOLIEXPO, mars 2026).• Pjesëmarrje në takime B2B në Mal të Zi. Ditë trajnimi […]
Master Profesional në Menaxhimin e Zinxhirit të Furnizimit (MPSCM), nga Fakulteti i Biznesit – Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
Sot Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës, së bashku me disa biznese anëtare, mori pjesë në fokus grupin e organizuar për programin e ri Master Profesional në Menaxhimin e Zinxhirit të Furnizimit (MPSCM), nga Fakulteti i Biznesit – Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës💬 Takimi shërbeu për të shkëmbyer ide dhe rekomandime mbi nevojat reale të tregut të punës në fushën e transportit, logjistikës dhe tregtisë, si dhe për të forcuar bashkëpunimin mes akademisë dhe biznesit. 🤝 Dhoma e Tregtisë mbështet iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin e profesionistëve të rinj dhe fuqizimin e ekonomisë së rajonit. DhomaeTregtisëDurrës #UAMD #FakultetiBiznesit #SupplyChainManagement #Logjistika #Bashkëpunim #BiznesiDurrës
Bashkëpunim
Je kompani që prodhon materiale promocionale?Na duhet bashkëpunimi yt! Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës po kërkon partnerë për prodhimin e materialeve promocionale për projektin Green WB, që ka për qëllim ndërgjegjësimin mjedisor në rajon. 📦 Produktet që kërkojmë përfshijnë:✔️ Dosje, stilolapsa, çanta, shishe uji me logo✔️ USB, T-shirt, kapela, roll-up baner✔️ Dhe materiale të tjera promovuese (shiko më shumë në: www.ccidr.al) 💬 Nëse i ofron këto produkte dhe je i/e interesuar të bashkëpunosh me ne, dërgo ofertën tënde që të përfshijë:🔹 Çmimet🔹 Afatet e dorëzimit🔹 Foto të produkteve
Sesion informues “Info Day” për bizneset në Qarkun e Durrësit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës në bashkëpunim me Agjensinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), organizoi në datën 5 Qershor sesionin informues “Info Day” dedikuar bizneseve të Qarkut Durrës, me qëllim prezantimin e “Platformës së Re Kombëtare të Eksportit”. Platforma është një instrument inovativ që synon të mbështesë ndërmarrjet shqiptare në rritjen e kapaciteteve eksportuese dhe ndërkombëtarizimin e tyre. Gjatë këtij aktiviteti u prezantua struktura e platformës, shërbimet që ajo ofron, mënyra e përdorimit dhe përfitimet për bizneset. Ditë të tjera informuese do të vijojnë në qarqe të ndryshme të vendit.
Event Përmbyllës EEN Albania 2022–2025
Ftojmë bizneset shqiptare të bashkohen në këtë event për të ndarë sukseset, bashkëpunimin dhe për të forcuar më tej rrugëtimin drejt zhvillimit dhe ndërkombëtarizimit. 25 Qershor 2025 | 🕙 Ora: 10:00–12:00 | Salla “Metropol”, Tirana International Hotel Closing Event EEN Albania 2022–2025We invite Albanian businesses to join us in celebrating achievements, fostering collaboration, and strengthening our shared path toward growth and internationalization.📅 June 25, 2025 | 🕙 Time: 10:00–12:00 | 📍 “Metropol” Hall, Tirana International Hotel #EENAlbania#BiznesiShqiptar#EnterpriseEuropeNetwork#EEN#NetworkingEvent#Rritje#Inovacion#Nderkombetarizim
Platforma e Re Kombëtare e Eksportit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës në bashkëpunim me Agjensinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), organizoi në datën 5 Qershor sesionin informues “Info Day” dedikuar bizneseve të Qarkut Durrës, me qëllim prezantimin e “Platformës së Re Kombëtare të Eksportit”.Platforma është një instrument inovativ që synon të mbështesë ndërmarrjet shqiptare në rritjen e kapaciteteve eksportuese dhe ndërkombëtarizimin e tyre. Gjatë këtij aktiviteti u prezantua struktura e platformës, shërbimet që ajo ofron, mënyra e përdorimit dhe përfitimet për bizneset. U zhvillua dhe Info Day mbi projektin EEN – Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve, ku Dhoma është partnere. Ky projekt ndihmon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të inovojnë dhe të rriten në nivel global. EEN Albania është pika lokale e kontaktit në Shqipëri, duke mbështetur bizneset në rritjen e konkurrueshmërisë, nxitjen e inovacionit dhe zgjerimin brenda Tregut të Përbashkët të BE-së dhe më gjerë.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës në “Demo Day & Launch of New Services for MSMEs”
Më 22 maj 2025, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës mori pjesë në aktivitetin “Demo Day & Official Launch of New Services for MSMEs”, zhvilluar në ambientet e GIZ Albania në Tiranë, në kuadër të projektit Ecosystem Builders | Boosting Support for MSMEs in Albania, zbatuar nga GIZ Albania në bashkëpunim me enpact. Ky aktivitet shënoi përmbylljen e një faze të rëndësishme bashkëpunimi mes gjashtë organizatave mbështetëse të biznesit në Shqipëri, të cilat kanë bashkë-dizajnuar dhe pilotuar shërbime inovative për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (MSME). Në kuadër të këtij projekti, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës zhvilloi trajnimin për ekspert marketingun digjital, nga i cili përfituan rreth 20 pjesëmarrës, duke përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e promovimit dhe komunikimit digjital. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të ekosistemit të sipërmarrjes në Shqipëri dhe krijimit të shërbimeve të reja që mbështesin zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e bizneseve.
Thirrje për Aplikime – Programi EWA 2025: Fuqizimi i Grave në Agroushqim
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës fton të gjitha gratë sipërmarrëse në Shqipëri të aplikojnë në programin Empowering Women in Agrifood (EWA) 2025, një iniciativë e EIT Food, mbështetur nga Instituti Europian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT).EWA 2025 synon të fuqizojë gratë me ide të reja dhe biznese në sektorin agroushqimor, duke i mbështetur nëpërmjet trajnimeve, mentorimit dhe financimit.🔹 Kush mund të aplikojë?Gra të angazhuara në sektorin agroushqimor, me një ide ose biznes të hershëm në zhvillim.🔹 Përfitimet për pjesëmarrëset: Program inkubimi 6-mujor (qershor–nëntor 2025)Trajnime në sipërmarrje dhe zhvillim biznesiMentorim individual me ekspertë të sektoritMundësi rrjetëzimi me aktorë kyç të industrisëÇmime financiare: €10,000 dhe €5,000 për idetë më të mira🔹 Afati për aplikim: 25 Maj 2025🔗 Apliko këtu: https://www.f6s.com/ewa-2025-shqiperi/applyKy është një rast unik për të rritur kapacitetet tuaja sipërmarrëse dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit agroushqimor në vendin tonë. Link gazeta pdf https://ccidr.al/wp-content/uploads/GreenWB_Newsletter1-1-4.pdf
SHËRBIME


QKL
FUSHAT E VEPRIMTARIVE QË KËRKOJNË PAJISJEN ME LIÇENCË SIGURIA KOMBËTARE, RENDI PUBLIK DHE MBROJTJA CIVILE (Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike, etj) USHQIMI DHE SHËNDETI (Prodhimi dhe tregtimi i ushqimeve, rritja ose tregtimi i kafshëve, shërbime mjekësore, etj) MJEDISI (Leje për ndikimin në mjedis, shërbime ekspertize, peshkimi, shfrytëzimi i


Çertifikimi i biznesit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ka lidhur një marrëveshje me CDQ Italia mbi asistencën teknike në përgatitjen e bizneseve për të marrë një certifikate cilesie. Sipas kesaj marreveshje, per bizneset antare te Dhomes, CDQ Italia do te aplikoje tarifa 15% me te ulta se


Vizat + Nota Verbale
Kushtet që duhet të plotësojnë antarët e Dhomës për tu pajisur me “Vizë dy vjeçare Shengen ” në Ambasadën Italiane, sipas shkresës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Tregtare , në Ministrinë e Ekonomisë, nr.7984...


Pasaporta e Shërbimit
Pasaporta e shërbimit është e vlefshme për të udhëtuar pa vizë në Algjeri, Argjentinë, Bullgari, Egjipt, Greqi, Kinë, Kili, Kroaci, Hungari, Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë, Malajzi, Poloni, Rusi, Sllovaki, Slloveni, Turqi, Uruguaj, Ukrainë, Serbi,


Çertifikata e Origjinës
Është një shërbim, që ofrohet vetëm për subjektet që janë antarë të Dhomës, të cilët eksportojnë mallra të prodhuara apo të përftuara tërësisht në Shqipëri.


Anëtarsimi
Është shërbimi kryesor i Dhomës. Ky shërbim i ofrohet çdo operatori ekonomik që ushtron veprimtarinë e tij në territorin e kompetencës së Dhomës. Regjistrimi në Dhomë është vullnetar. Me regjistrimin në Dhomen e Tregtise Ju bëheni përfitues të të gjitha shërbimeve dhe mundësive që Dhoma u ofron antarëve të saj:


Qendra e Ndërmjetësimit
KENI NJE MOSMARREVESHJE TREGTARE, KONTRAKTUALE APO TJETER? ASNJE PROBLEM! DREJTOHUNI TEK QENDRA E NDERMJETSIMIT Ndërmjetsimi pranë Qendrës


NLC
SETTORI DI ATTIVITÀ CHE RICHIEDONO LA LICENZA SICUREZZA NAZIONALE, ORDINE PUBBLICO E PROTEZIONE CIVILE (Servizi di sicurezza fisica e di protezione, ecc.) ALIMENTAZIONE E SALUTE (Produzione e commercio di alimenti, allevamento o commercio di animali, servizi medici, ecc.) AMBIENTE (Permesso di impatto ambientale, servizi di esperti, pesca, sfruttamento di


Certificazione aziendale
La Camera di Commercio e Industria di Durazzo ha firmato un accordo con CDQ Italia per l'assistenza tecnica nella preparazione delle imprese all'ottenimento della certificazione di qualità. In base a questo accordo, per le imprese associate alla Camera, CDQ Italia applicherà tariffe inferiori del 15% rispetto a


Business certification
The Durrës Chamber of Commerce and Industry has signed an agreement with CDQ Italia on technical assistance in preparing businesses to obtain a quality certificate. According to this agreement, for member businesses of the Chamber, CDQ Italia will apply fees 15% lower than


Certificato di origine
Si tratta di un servizio offerto solo ai soggetti membri della Camera che esportano beni prodotti o ottenuti interamente in Albania.


Passaporto di servizio
Il passaporto di servizio è valido per viaggi senza visto in Algeria, Argentina, Bulgaria, Egitto, Grecia, Cina, Cile, Croazia, Ungheria, Macedonia, Bosnia ed Erzegovina, Malesia, Polonia, Russia, Slovacchia, Slovenia, Turchia, Uruguay, Ucraina, Serbia,
EVENTE
12th Cukurova Furniture and Decoration Fair
Porta e industrisë së mobiljeve në Botë, Panairi i Mobiljeve dhe Dekorimeve Çukurova mbledh së bashku pionierët e sektorit në Adana në 1-6 Tetor 2019. Këtë vit, Panairi i 12-të i Mobiljeve dhe Dekorimeve Çukurova do të mbahet në stilin moderne, avangardë dhe klasike ku mund të gjeni shumë lloje produktesh me dizajn të veçantë. Arsyet per tu ber pjese e panairit jane: Azhornimi me zhvillimet më të fundit në treg duke ndjekur planet e ardhshme të profesionistëve dhe shikuar pozicionin tuaj të tregut dhe të ardhmen e tregut. Përcaktimi i produkteve më të mirë për ju duke biseduar me profesionistë. Forcimi dhe zgjerimi i rrjetit tuaj të biznesit në industri. Vizita ne panairin më të madh të industrisë së mobiljeve në rajon. Rasti për të takuar udhëheqësit e sektorit në takimin më të lavdishëm të rajonit. Rritja e njohurive tuaja për sektorin e mobiljeve. Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://adanamobilyafuari.com/ Programi: 30 Shtator : Mbërritja 01 Tetor: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 02 Tetor: Vizita në Panair 03 Tetor: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 21 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe […]
Agrotec 2019 23rd International Agricultural and Agricultural Technologies Fair
Agrotec 2019, është panair që do të mbahet në Ankara në një sipërfaqe prej 44.000 m2 në datat 26-29 Shtator. Arsyet per tu bere pjese e panairit jane: Gjetja e tendencave, zhvillimeve dhe inovacioneve të fundit në bujqësi dhe blegtori. Per tu informuar per zhvillimet e reja teknologjike. Gjetja e përgjigjeve për të gjitha pyetjet që lidhen me sektorin. Mundesia për të takuar udhëheqësit botërorë në sektorin bujqësor në të njëjtën platformë. Hapja e tregjeve të reja, krijimi i bashkëpunimeve të reja Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://www.agrotecankara.com/tr/agrotec Programi: 25 Shtator : Mbërritja 26 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 27 Shtator: Vizita në Panair 28 Shtator: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 21 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al
Samsun Agriculture Fair 2019
Samsun Agriculture Fair 2019, është panair që do të mbahet në Congress Center, e cila është qendra më e madhe e Detit të Zi në një sipërfaqe prej 50.000 m2 në datat 25-29 Shtator, në Samsun,Turqi. Panairi i ofron mundësinë të gjithë të interesuarve në fushën e agrikulturës për të: Treguar produktet dhe teknologjitë më të fundit për audiencën e synuar. Ndjekur zhvillimet në këtë sektor Hulumtuar tregun dhe analizuar konsumatorët Forcuar prestigjin e korporatës dhe imazhin mbi klientët Forcuar rrjetin ekzistues të klientit dhe shitësit Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://tarimfuarisamsun.com/fuar-kunyesi Programi: 24 Shtator : Mbërritja 25 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 26 Shtator: Vizita në Panair 27 Shtator: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 21 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al
IstanbulLight
IstanbulLight, panair i cili do të mbledhë më shumë se 6500 profesionistë në fushën e ndricimit do të mbahet në datat 18-21 Shtator në Qendrën Expo, Yesilkoy të Stambollit. Ju do të gjeni cilësinë më të mirë të produkteve dhe zgjidhjet më të mira të ndriçimit nga 230 kompani nën çatinë e Stambollit. Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: https://event.istanbullight.com/online-registration/?actioncode=PPC2&utm_source=google&utm_medium=cpc&utm_campaign=brand-eng&gclid=EAIaIQobChMIkfPT8JbS4wIVxVQYCh1T7QSKEAAYASAAEgI-vPD_BwE Programi: 17 Shtator : Mbërritja 18 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 19 Shtator: Vizita në Panair 20 Shtator: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 14 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al
BIZNESE



