Radius: Off
Radius:
km Set radius for geolocation
Search

Pasaporta e Shërbimit

Pasaporta e Shërbimit

Pasaporta e shërbimit është e vlefshme për të udhëtuar pa vizë në Algjeri, Argjentinë, Bullgari, Egjipt, Greqi, Kinë, Kili, Kroaci, Hungari, Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë, Malajzi, Poloni, Rusi, Sllovaki, Slloveni, Turqi, Uruguaj, Ukrainë, Serbi, Mal i Zi dhe Zvicër

Procedura e pajisjes me pasaportë shërbimi:
Disa nga kushtet më të rëndësishme që duhet të plotësojnë antarët e Dhomës për tu pajisur me “pasaportë shërbimi”  janë shënuar më poshtë.

Te drejtën për tu pajisur me pasaportë shërbimi e ka vetëm nje perfaqësues i firmës.
Firma ka shlyer rregullisht detyrimet si antare e Dhomës.
Firma ka realizuar një kapital qarkullues jo me pak se 100 milion lekë ne vit.
Firma ka të punësuar të paktën 10 persona.

Dokumentacioni i kërkuar është renditur më poshtë :

  1. Kërkesë me shkrim e drejtuar kryesisë së Dhomës së Tregtisë, e firmosur nga titullari i subjektit
    ( presidenti i firmës, administratiori, drejtori i përgjithshëm etj.). e cila duhet të përfshijë këto të dhëna:
    a). Të dhëna përshkruese mbi veprimtarinë e anetarit ( lloji i aktivitetit, kapitali qarkullues në vit) dhe synimet e firmës për të ardhmen. kapitali qarkullues vjetor duhet të jetë mbi 100 milion
    b).Të dhënat mbi personat e punësuar ( numri, kualifikimi i tyre). Numri i punonjësve duhet të jetë më shumë se 10.
    c). Adresa e plotë, numrat e telefonit,faksit,email etj.
    d). Emri, mbiemri dhe pozicioni në firmë i përfaqësuesit për tu paisur me pashaportë.
  2. Ekstrakt i QKR-së.
  3. Kopje e noterizuar e NIPT.
  4. Vërtetim nga dega e Tatim Taksave për Kapitalin Qarkullues për dy vitet e fundit dhe vitin në vazhdim (më i madh se 100 milion).
  5. Vërtetim nga Dega Tatim Taksa. Për shlyerjen e detyrimeve tatimore për dy vitet e fundit dhe vitet ne vazhdim.
  6. Vërtetim nga dega doganore për shlyerjen e detyrimeve doganore për dy vitet e fundit dhe vitet ne vazhdim ( nqs ka patur shlyerje ).
  7. Vërtetim nga Dega e Sigurimeve Shoqërore për numrin e punonjësve të siguruar (më i madh se 10)
  8. 4 copë fotografi, me veshje zyrtare.
  9. Certifikatë lindje me fotografi
  10. Dëshmi penaliteti nga Ministria e Drejtesisë.
  11. Vërtetim nga zona administrative mbi banimin e përfaqësuesit.
  12. Dëshmi nga organet hetimore Prokuroria ne rrethe që përfaqësuesi nuk është ne hetime.
  13. Vërtetim nga Gjykata e shkallës së parë.
  14. Vërtetim nga Përmbarimi që nuk ka borxhe ndaj shtetit apo personit të tretë.
  15. Vërtetim nga Dega Ushtarake që nuk ka detyrim ushtarak (kur personi është nen 35 vjeç).
  16. CV e shkurter e përfaqësuesit.
  17. Certifikatë antarësimi në Dhomën e Tregtisë Durrës.
  18. Kopje kontratash apo dëshmi të veprimtarisë së përbashkët nqs ka.Të gjitha vërtetimet duhet të merren brënda muajit kur paraqitet dosja pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Për më shumë si dhe për të marrë modularët mund të drejtoheni prane Dhomës së Tregtisë dhe industrisë Durrës