Food Istanbul është panair mbi sektorin e Ushqimeve e Pijeve, Përpunimin e Ushqimeve, Ruajtjes së tyre, Teknologjive më të reja të ftohjes, mbi Logjistikën dhe Pajisjet e dyqaneve ushqimore. FOOD Istanbul Expo kërkon të pozicionohet si një pikë takimi global B2B; ku vizitorët do të kenë mundësinë të eksplorojnë zhvillimet e fundit dhe të kenë një pamje të përgjithshme të plotë të diversitetit industrial. Panairi synon të jetë një platformë unike biznesi që krijon një mjedis mbështetës për industrinë ushqimore, për të rritur fuqinë e tyre në konkurrencën globale, për t’i udhëhequr ata për të prodhuar mallra me vlerë më të shtuar, të reja, të besueshme dhe të akredituara të konsumit.
Sektori: Ushqim dhe Pije
Programi:
04 Shtator: Mbërritja
05 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin
06 Shtator: Vizitë në Panair
07 Shtator: Kthimi

Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 20 Gusht 2018

Panaire në Turqi

(të njoftuara nga Këshillësia e Tregtisë së Jashtme pranë Ambasadës Turke ne Tirane)

Gjatë datave të programit për panairet e meposhtëme hoteli dhe mëngjesi do t´u paguhen pjesëmarrësve nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al

Location: Stamboll, Turqi

Leave a Reply

Loading…