Është shërbimi kryesor i Dhomës. Ky shërbim i ofrohet çdo operatori ekonomik që ushtron veprimtarinë e tij në territorin e kompetencës së Dhomës. Regjistrimi në Dhomë është vullnetar.
Me regjistrimin në Dhomen e Tregtise Ju bëheni përfitues të të gjitha shërbimeve dhe mundësive që Dhoma u ofron antarëve të saj:
- Çertifikata e antarësisë
- Networking
- Nota Verbale
- Çertifikata e origjines
- Pasaportë sherbimi
- Vizë dy vjeçare
- Ekstrakti i sportelit te QKR-së
Proçedura e Regjistrimit në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Durrës:
Për t’u regjisturar në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Durrës çdo subjekt duhet të dorëzojë në Zyrën e Rregjistrit, në Dhomën e Tregtisë, dokumentacionin e mëposhtëm:
- 1. Dokument që vërteton xhiron vjetore të realizuar/parashikuar (Bilanci ose deklaratë e administratorit).
- 2. Dokument që vërteton derdhjen e kuotës së antarësimit në Dhomë.(Kur kjo bëhet në bankë)
- 3. Ekstrakti i sportelit te QKR-së
- 4. Adresa e vendndodhjes së Subjektit ( adresa postare, tel.fax,cel.Email)
- 5. NIPT (kopje e thjeshtë)
- 6. Fotokopje e pasaportës së administratorit.
- 7. Liçensë
- 8. Dokumenta të tjerë të kërkuar nga legjislacioni në fuqi.
- 9. Personi i kontaktit të Subjektit me Dhomën e Tregtisë.
- 10. Lista emërore e të punësuarve.
Kuotat e antarësimit për vitin 2013
Regjistrimi ne dhome fillon me plotesimine formularit te regjistrimit.