CNR Food Istanbul se bashku me CNR Packaging Istanbul – Sistemet e Përpunimit të Ushqimit dhe Seksioni i Paketimit do te mbajne nje panair ne Stamboll  më 4-7 shtator 2019. Panairi, i cili do të mbahet në një sipërfaqe prej 80 mijë metra katrorë, synon 50.000 blerës profesionistë vendas dhe të huaj. Panairi do të paraqesë potencialin prodhues vendor dhe kombëtar të sektorit turk ushqimor dhe pijeve dhe do të mbahet me pjesëmarrjen e më shumë se 2.000 markave vendore dhe të huaja. CNR Food Istanbul ka tërhequr një interes të madh nga ekspozuesit e huaj dhe ka marrë vendin e saj në kalendarët e ekspozitës botërore.

Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://cnrfoodistanbul.com/

Programi:  

03 Shtator : Mbërritja

04 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin

05 Shtator: Vizita në Panair

06 Shtator: Kthimi

Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 10 Gusht 2019


Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në:
Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al

Location: Stamboll

Leave a Reply

Loading…