MADE IN ALBANIA, KREJTËSISHT I MUNDUR

MADE IN ALBANIA, KREJTËSISHT I MUNDUR
1 Gazeta T&I Durrës NR 6

Kompania “Blead”, një nga më se 60 kompanitë e Qarkut të Durrësit të sektorit fason të veshmbathjeve, ka qënë pjesë e panairit ndërkombëtar “Intertex Milano”, që u zhvillua në fillim të këtij shtatori. Në një intervistë të shkurtër, përfaqësuesja e kësaj kompanie, Znj. Diana Cukali, me një përvojë të konsiderueshme pune në këtë sektor, është shprehur kështu:
Pyetje: Ju ishit pjesëmarrëse në Panairin Intertex Milano. Si e vlerësoni këtë pjesëmarrje?
– Po është e vërtetë. Nën kujdesin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, ku unë jam anëtare prej shumë vitesh, mora pjesë në këtë panair. Pjesëmarrja në të tilla evente është një nga angazhimet e shoqërisë sonë. Unë gjykoj se është e nevojshme që fabrikat tona të integrohen gjithnjë e më shumë me vendet e ndryshme, në rajon e më gjerë.
Pyetje: A patët takime dhe shkëmbim experience me pjesëmarrës të tjerë në panair?
– Patëm takime të shumta, sidomos me përfaqësues të rëndësishëm të fabrikave të mëdha, sidomos ato të zones së Firences, të Novarës etj. Kontaktet vijojnë intensivisht edhe tani që jemi kthyer në Durrës. Jam në kontakt me dy shoqëri aksionere (s.p.a), që do të sjellin përfaqësuesit e tyre në Shqipëri në fund të muajit shtator për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe
për vitin 2017. Për produktet në marrëveshjet kompania jonë siguron standard europiane dhe respekton të gjitha detyrimet që kërkojnë sot kompanitë e njohura ndërkombëtare, siç janë ato që lidhen me çerfitikatat e cilësisë, standardet e auditit financiar, si dhe respektimin rigoroz të kushteve europiane të shëndetit dhe të sigurisë në punë. Këto janë kushte të panegociueshme me partnered europianë dhe kompanitë shqiptare duhet të punojnë më shumë për përqafimin e tyre.
Pyetje: A kishte interes për produktet tuaja në këtë panair?
– Vizitorët, sapo vinin në stendën tonë, ndalonin me shumë respekt dhe kishin interes shumë të madh për Shqipërinë. Unë bashkë me dy djemtë e mi, 25 dhe 20 vjeç, nuk pushonim duke u treguar e shpjeguar me hollësi për fabrikat tona. U bënte përshtypje sinqeriteti që tregonim në çdo përgjigje. Në tavolinë ishte flamuri më I bukur në botë, ne shpërndamë shumë dhurata me simbolin e flamurit tonë. Njëkohësisht, nga ky panair mora dhe kontakte të tjera që do i dërgoj tek kolegët e mi. E veçanta në panair ishte kontakti me përfaqësuesit e kompanisë së madhe ndërkombëtare AUCHAN. Unë kam markën time të regjistruar “Diana Underwear”, e cila u pëlqye shumë. Prezantimi ishte pozitiv. Bëmë një marrëveshje paraprake me AUCHAN. Dhe unë shpresoj që do t’ia dalim. Pjesmarrja në panairin “Intertex Milano” ishte përvoja ndërkombëtare e parë e Dhomës, e cila ofroi edhe një “voucher” për bashkëfinancimin e stendës
me kompaninë “Blead”. Me interesimin për ta përsëritur më të përsosur këtë përvojë, kryetari i Dhomës, Z. Xhavara, mori mendime dhe sugjerime nga disa protagonistë të këtij eventi:
– Panairi “Intertex Ready to Show” ka sens për italianët që duan të prodhojnë jashtë Italisë. Por, pa kinezët ky panair nuk do të egzistonte, sepse ata përfaqësojnë 70% të ekspozuesve dhe rreth 90% të buxhetit të tij. Megjithatë, jo të gjithë italianët duan të punojnë me Kinën, prandaj ka treg edhe për të tjerët. Në fakt, kinezët më inteligjentë po ndajnë punë edhe në Vietnam, Bangladesh,
Miamma, pra thithin klientë për Kinën, por edhe për Azinë! Ndërsa Shqipëria është një potencial i madh për Italinë, jo vetëm për intimet, por për shumë artikuj, si xhaketat dhe palltot për burra, për pantallonat, për veshjet për gra, etj. Kështu u shpreh menaxheri i përgjithshëm I panairit, zoti Georges Papa.