Një inspektoriat tepër i fuqishëm

Është mbyllur tashmë diskutimi i palëve të interesuara mbi draft-ligjin për ngritjen e Inspektoriatit Shtetëror Qendror. Siç mund të kuptohet lehtë edhe nga skema shoqëruese, ky inspektoriat do të ketë kompetencën të koordinojë pothuaj të gjitha llojet e kontrolleve dhe inspektimeve të sotme. Shkurt, kemi të bëjmë me nje super-organ tepër të fuqishëm, i cili do të koordinojë të gjitha llojet e kontolleve mbi subjektet private, por edhe ato publike, sipas këtij projekt-ligji! Sigurisht, ligji final do të duhet të vinte në funksionim një institucion më tepër koordinues dhe mbështetës të subjekteve në korrektimin e të metave të përformancës së subjekteve. se sa një polici me tendencë ndëshkimin dhe pengimin e veprimtarisë së bizneseve private apo dhe të subjekteve të tjera publike

Prandaj, e quajtëm të arsyeshme të paraqisnim sugjerimet përkatëse të dhëna në kohë, nga Dhoma në bashkëpunim me biznesmenin z. Iljaz Mehmeti, gjithnjë tepër aktiv në raste të ngjashme.

Sipas draftit të propopozuar Sugjerimi i Dhomës
Neni 15

Krijimi i Inspektoratit  Shtetëror Qendror

1.Inspektorati Qendror krijohet si një institucion publik qendror, me seli në Tiranë, në varësi të Kryeministrit dhe financohet nga Buxheti i Shtetit.

2.Rregullat e organizimit e të funksionimit të Inspektoratit Qendror miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave

3. Struktura dhe organika e Inspektoratit Qendror miratohet nga Kryeministri.

Neni 15

Krijimi i Inspektoratit  Shtetëror Qendror

1.Inspektorati Shtetëror Qendror krijohet si një institucion publik qendror, me seli në Tiranë, në varësi të Kryeministrit.

1.Argumenti: Qeveria duhet të kontrollojë dhe të mbajë përgjegjësi për performancën e këtij Institucioni.

2.Rregullat e organizimit e të funksionimit të Inspektoratit Shtetëror Qendror miratohen me ligj.

3.Struktura e Inspektoratit Shtetëror Qendror miratohet nga Kuvendi, ndërsa organika e tij miratohet nga Kryeministri.

Argumenti: Duhet që Kuvendi të përfshihet sa më tepër në kontrollin e veprimtarisë së këtij institucioni tepër të rëndësishëm

Neni 16

Misioni dhe funksionet e Inspektoratit Shtetëror Qendror

2. Inspektorati Qendror ka këto funksione:

e) përgatit  raportin vjetor të  përgjithshëm të  inspektimeve dhe ia paraqet për njohje Këshillit të Ministrave (emertesës Parlamentit, ose Komisionit të Lartë të Emërimeve në Drejtësi);

5. Procedurat e hollësishme për ushtrimin e kompetencave të Inspektoratit Shtetëror Qendror, sipas këtij neni, dhe rregullat për përmbajtjen dhe administrimin e sistemit elektronik unik të inspektimit miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave (ose Kryeministrit / Parlamentit / Komisionit të Lartë të Emërimeve në Drejtësi me ligj.

e) përgatit  raportin vjetor të  përgjithshëm të  inspektimeve dhe ia paraqet për njohje Këshillit të Ministrave (emertesës Parlamentit, ose Komisionit të Lartë të Emërimeve në Drejtësi);

Neni 16

Misioni dhe funksionet e Inspektoratit Shtetëror Qendror

2.Inspektorati Qendror ka këto funksione:

e) përgatit  raportin vjetor të  përgjithshëm të  inspektimeve dhe ia paraqet për diskutim Kuvendit

Argumenti: Për hir të pavarësisë dhe ndikimit të të madh të këtij institucioni në jetën ekonomike të vendit.

5. Procedurat e hollësishme për ushtrimin e kompetencave të Inspektoratit Shtetëror Qendror, sipas këtij neni, dhe rregullat për përmbajtjen dhe administrimin e sistemit elektronik unik të inspektimit miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave

e) përgatit  raportin vjetor të  përgjithshëm të  inspektimeve dhe ia paraqet për njohje Këshillit të Ministrave

Argumenti: Meqë inspektimi është çështje e të gjitha Ministrive

Neni 17

Drejtimi dhe statusi i punonjësve të Inspektoratit Shtetëror Qendror

1. Inspektorati Shtetëror Qendror drejtohet nga Inspektori i Përgjithshëm, që emërohet dhe shkarkohet nga detyra nga Kryeministri (ose Kryeministrit / Parlamentit / Komisionit të Lartë të Emërimeve në Drejtësi me ligj.

 

Neni 17

Drejtimi dhe statusi i punonjësve të Inspektoratit Shtetëror Qendror

1.Inspektorati Shtetëror Qendror drejtohet nga Inspektori i Përgjithshëm, që emërohet dhe shkarkohet nga detyra nga Kuvendi.

Argumenti: Detyra e Insp.Përgj. është një post shumë i lartë.

Neni 20

Marrëdhënie e punësimit të inspektorit

e) të kenë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në fushën e inspektimit.

 

 

Neni 20

Marrëdhënie e punësimit të inspektorit

e) të kenë përvojë pune jo më pak se 5 vjet dhe një rekomandim nga punëdhënësi.

Argumenti: Për t’i dhënë mundësi sistemit të inspektimit të rinovojë personelin, pa tendencën për të ricikluar inspektorët e vjetër.

Neni 26

Kohëzgjatja vjetore e inspektimit në vendin e ushtrimit të veprimtarisë

2.Këshilli i Ministrave, me propozim të Inspektoratit Qendror, përcakton periudhën maksimale të lejuar të inspektimeve vjetore për kategori të ndryshme të subjekteve të inspektimit, në varësi të madhësisë së subjektit dhe rrezikut të veprimtarisë që kryhet, si dhe mënyrën e llogaritjes së saj. Periudha maksimale e lejuar e inspektimit vjetor është nga 5 deri në 15 ditë.

 

Neni 26

Kohëzgjatja vjetore e inspektimit në vendin e ushtrimit të veprimtarisë

2. Këshilli i Ministrave, me propozim të Inspektoratit Qendror, përcakton periudhën maksimale të lejuar të inspektimeve vjetore për kategori të ndryshme të subjekteve të inspektimit, në varësi të madhësisë së subjektit dhe rrezikut të veprimtarisë që kryhet, si dhe mënyrën e llogaritjes së saj. Periudha maksimale e lejuar e inspektimit vjetor është jo më shumë se 6 ditë pune.

Argumenti: Merret në konsideratë koha për inspektimet e tjera që nuk përfshihen në këtë kohë,si dhe mos cënimi I aktivitetit fizik të biznesit.

Neni 48

Shkelja e kërkesave ligjore nga subjekti i inspektimit

6. Moskorrigjimi i parregullsive brenda afatit të përcaktuar, sipas pikës 4 të këtij neni, përbën, veçmas, kundërvajtje administrative dhe dënimi kryesor mund të shoqërohet me dënimin plotësues, gjobë, në vlerë nga  100 000 deri në 500 000 lekë.

 

Neni 48

Shkelja e kërkesave ligjore nga subjekti i inspektimit

6. Moskorrigjimi i parregullsive brenda afatit të përcaktuar, sipas pikës 4 të këtij neni, përbën, veçmas, kundërvajtje administrative dhe dënimi kryesor mund të shoqërohet me dënimin plotësues, gjobë, në vlerë nga  10 000 deri në 100 000 lekë.

Argumenti: Edhe ky ligj nuk duhet të promovojë “shtetin e gjobave”,duke ndjekur parimin Penalizimi i drejte rrit legjitimitetin e inspektimit

Sugjerime shtesë:

a)Inspektoriati Shtetëror Qendror i propozuar paraqitet si një system hierarkik i plotë, i ngjashëm me Kontrollin e Lartë të Shtëtit. Në këtë vështrim ai është një institucion i pavarur, që raporton në qeveri dhe në Kuvend. Prandaj duket e tepërt nevoja e një Ministri përgjegjës.

b)Të qenurit apo jo në rregull e subjekteve publike apo private hyjnë në historinë e tyre. Prandaj Regjistri online i inspektimeve duhet të lejojë akses të lirë edhe për publikun, njëlloj si QKB. Kjo rrethanë do t’i bënte më të përgjegjëshëm si subjektet, ashtu dhe inspektorët. Pranadaj kjo kërkesë për Regjistrin online duhet përfshirë që në vetë këtë ligj.

Ne fakt,sygjerimet tona janë përgatitur në një kohë rekord,brenda vetem një dite.Kjo do të thotë se më pas duhet të ketë edhe dëgjesa e diskutime të tjera nga grupi përgjegjës per hartimin e draftit, në menyrë që subjektet e interesuara ,private qofshin,të jenë shprehur para se drafti të shkojë nëe Kuvend për miratim.