Tropikal Resort është një hotel resort gjigand që ndodhet në qytetin e Durrësit, Shqipëri. Ka një hapësirë të madhe të gjelbër dhe natyrë të bukur. Plazhi privat dhe pishina e bukur, kopshti i mirëmbajtur dhe i lulëzuar, ku nuk mungojnë dhe pemët tropikale karakteristike e bëjnë unik këtë resort në zonën e Durrësit, por ai gjithashtu konsiderohet dhe një ndër më të preferuarit në Shqipëri.
Qendra e Durrësit është 6 km larg, ndërsa Aeroporti është 35 km larg. Tropikal Resort përbëhet nga një hotel modern 5 katësh dhe 5 godina të vogla të quajtura bungalows.
Hoteli është i ri, shumë modern me dhoma të dekoruara bukur. Hoteli është listuar si hotel me 4 yje. Ndërsa bungalow, ose vilat e vogla që kanë qenë godina ekzistuese, janë rikonstruktuar në vitet e fundit, dhe janë të listuara me 3 yje.
Në Resortin tonë gjeni çdo gjë në një vend të vetëm: bare, restorante, disko verore, shërbim në plazh, shërbim në pishinë, ekipe animatorësh, aktivitete muzikore, kënd lojërash për fëmijë, mjedise sportive, fusha futbolli, mjedise për organizimin e dasmave, salla konferencash etj.
Tropikal Resort, mrekullia buzë detit Adriatik!
©2015 Tropikal Resort
Tel: +355 522 62 669
Mob: +355 69 20 78 821
Web: www.tropikalresort.com
e-Mail: reservation@tropikalresort.com
Adresa: TROPIKAL RESORT 13 Plepa, PO: 2008, Durres, Shqiperi