“Shqipëria punon” ishte titulli i takimit të organizuar nga Bashkia Durrës, javën e fundit të këtij prilli. Takimi drejtohej nga një grup spesialistësh mjaft të njohur, si A. Angjeli, M. Ekonomi, E.Kushi, me një prani të kënaqëshme nga përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe bizneseve, të interesuara ndaj punësimit. Në emër të Dhomës, zoti Xhavara trajtoi disa drejtime që mund ti jepnin një shtysë të mirë rritjes së punësimit në rajonin e Durrësit, të cilat shtjellohen të përpunuara në vijim.
Lidhja ndërmjet zhvillimit ekonomik dhe punësimit, e cituar nga drejtuesit e takimit, është një konkluzion tepër i vlefshë për rrugët që duhet të ndjekim për rritjen e punësimit. Sipas tyre, nëse rritja e GDP për vitin e kaluar ishte 3.5%, punësimi ishte rritur gjithashtu, ndonëse jo në atë përqindje. Nga këto shifra kuptojmë se rritja e e mirëqënies (e GDP) do të ishte një nga rrugët e rritjes së punësimit edhe në rajonin e Durrësit. Po si mund ta arrijmë një rritje të zhvillimit ekonomik në rajonin tonë?
Një nga rrugët na e mësojnë amerikanët: nxitja e burimeve ekonomike primare. Të tilla kategorizohen ato burime, të cilat sjellin parà nga jashtë brënda komunitetit tonë. Ky përkufizim na ndihmon të kuptojmë që Bashkia Durrës duhet të studjojë si dhe të mbështesë biznese, si: eksportuese (agroushqimore, minerale), peshkimi, fasoneri të rrobave, të këpucëvë dhe të punimeve të tjera të lëkurës, hotele dhe njësi të tjera të akomodimit turistik e plot të tilla si këto.
Në veçanti, edhe restorantet e Lungomares janë burime ekonomike primare, sepse ato frekuentohen edhe nga shumë tiranas, pra sjellin parà nga jashtë, brënda Durrësit. Në përgjithësi, ekonomia blu është burim ekonomik primar, ku do të veçonim transportin detar, që sjell mjaft të ardhura në Durrës nga turistët. Në kuptimin e burimit ekonomik primar, heqja e Kantierit Detar duhet të konsiderohet një humbje e madhe, sepse aty riparoheshin të gjitha llojet e anijeve shqiptare, si dhe disa të huaja. Ringritja e tij në një vend tjetër në rajon e Durrësit duhet të jetë një objektiv imperativ i Bashkisë Durrës. Të mos harrojmë se në atë kantjer kanë punuar deri 700 persona.
Zhvillimi i sektorit të lundrimit turistik do të ishte një drejtim tjetër i ngritjes së burimeve ekonomike primare në rajonin e Durrësit. Duhet filluar me portin turistik, për të cilin megjithëse ka disa vjet që është dhënë konçesioni për një investim rreth 15 milionë euro, punimet nuk fillojnë. Shembulli i Tivat, në Malin e Zi, ku mirëqënia është rritur ndjeshëm dhe papunësia është zhdukur është shumë instruktiv: qytetarët kthejnë banesat e tyre në R&B, fluksi turistik rritet së tepërmi, krijohen shumë biznese shërbimi për anijet turistike, duke hapur shumë ende të reja pune, etj. Njohësit e bregdetit thonë se në rajonin tonë ka shumë gjire natyrale, ku me kosto të ulët rreth 3 deri 5 milion euro mund të ndërtohen porte tuistikë alternativë . Po ashtu, duhet bashkëpunuar me Portin për një plan pritje të kroçierave të mëdha.Në botë, një bashki bëhet e suksesëshme, kur sjell në territorin e saj një biznes apo grup të fuqishëm, që hapin vende pune të reja, të kosiderueshme në numër. Këtë shans ia jep Durrësit Parku Industrial në Spitallë. Por, fatkeqësisht ka dështuar edhe tenderi i pestë për zhvilluesin (developerin) e kësaj zone ekonomike. Çështja e vlerësimit për fituesin ka shkuar në gjyq, sepse kur qeveria ka prioritet punësimin, një komision “i çmendur” shpall fitues grupin që investon 26 milion euro dhe krijon vetëm 2500 vende pune, kundrejt grupit tjetër që investon 90 milion euro me 12000 vende pune! Bashkia e ka të qartë se duhet të kërkojë që të ngrihet sa më pare ky park dhe të hapen sa më shumë vende pune në një territor të sajin. Aq më shumë që planet e tjera, të lidhura me këtë zone, flasin për krijimin e një poli ekonomik të fuqishëm në nivelin e të gjithë rajonit ballkanik. Meqë kualifikimi professional është i lidhur ngushtë me punësimin e të rinjve, Dhoma ka propozuar që pranë Këshillit të Qarkut të ngrihet Drejtoria e Arsimit Profesional, për të koordinuar më mirë me Ministrinë, në analogji me Arsimin e Përgjithshëm, ku Ministria është prezente në të gjithë territorin me anë të Drejtorive apo Zyrave Arsimore. Kjo Drejtori e re do të udhëhiqte studimet për nevojat e punësimit në territorin e Qarkut, hartimin e kurrilave të shkollave të mesme profesionale të koordinuara me ato të qendrave të formimimit professional. Për më tepër, kjo Drejtori e re në bashkëpunim me tri bashkitë Durrë, Krujë dhe Shijak si dhe biznesin (Dhoma e Tregtisë), do mund të ngrinin një fond të posaçëm për zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional ne Qarkun Durrës.
Nga ana tjetër, Dhoma e Tregtisë mund të jepte një kontribut të madh në edukimin professional, duke marrë në dorë hartimin e kurrikulave, çertifikimin e kualifikimeve profesionale, deri edhe në realizimin e arsimit dual. Por, kjo gabimisht i është besuar deri tani, një organizate tjetër, asaj të zanatçinjve! Situata mund të ndryshonte rrënjësisht, nëse do të miratohej ligji për antarsimin e detyruar në Dhomë. Në këtë rast, do të kishim një sistem dinjitoz, të cilit shteti do mund t’i delegonte eskluzivisht arsimin dhe edukimin professional, në kuadër të realizimit të arsmit dual.
Sigurisht, ka akoma për t’u thënë më tepër, që vetë Durrësi të punojë më shumë.