Refleksione nga Panairi i Punës

Refleksione nga Panairi i Punës
2 Gazeta T&I Durrës Nr 23

♦ Drejtoria Rajonale e Punesimit Durrës, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, si dhe nën kujdesin e veçantë të Zj. Dajna Sorensen , Zv/Ministër i Ekonomisë, Financave dhe Punës, organizoi më datë 15 maj, në sheshin “Liria” të qytetit të Durrësit Panairin Rajonal të Punës. Hapat e kujdesëshme të ndjekura për realizimin e tij arritën të siguronin një pjesmarrje mjaft të kënaqshme të aktorëve kryesorë të intresuar për punësimin në Qarkun Durrës, si:

  • Insitucione publike të shërbimit social shtetëror, Bashkia Durrës
  • Universiteti “A. Moisiu”, shkollat profesionale “Beqir Çela” dhe “Hysen Çela”
  • Qendra Publike e Formimit Profesional Durrës
  • Organizata operuese në qytetin e Durrësit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrë
  • Subjekte private të fushave te ndryshme operuese në Qarkun Durrës
  • Zyrat e Punësimit Durrës dhe Krujë

♦ Që në orët e para, panairi pati shumë vizitorë të të gjitha grupmoshave, që nga të rinjte e shkollave tetëvjecare, të mesme, të universitetit dhe moshat e tjera. Në total mund të themi se vizituan panairin rreth 1600 vizitorë.
Në stendat përkatëse u sistemuan 53 subjekte nga të cilat 4 subjekte ishin të Zyrës Vendore të Punësimit Krujë.
♦ Nga të gjithë subjektet pjesmarrëse ne panair u paraqitën rreth 1091 vende të lira pune në fusha të ndryshme si:

  • hoteleri ( kamarier, bankier, recepsionist, kuzhinier ndihmeskuzhinier menaxher recepsioni, shef salle)
  • industri perpunuese (rrobqepëse, qepës këpucësh , pastrues peshku, axhustator, saldator , punëtor prodhimi çantash kartoni, prestar)
  • në fushën e ndërtimit (inxhinjer mekanik, inxhinjer elektrik, inxhinjer ndertimi elektriçist, fadromist,vinçier )
  • në fushën e telekomunikacionit ( teknik për fibra optike, specialist IT, agjent shitje në zyrë dhe terren , operatore)
  • disa vende ne fushen e tregtisë.

Pas mbylljes së panairit u mblodh informacioni nga subjektet për personat, të cilët kishin aplikuar për punë. Në total ishin 600 aplikantë.
Po ashtu, u realizuan dhe punësime të drejtpërdrejta, ku vetëm subjekti “Foshner” punësoi 30 persona.
Me ndërmjetësimin e Zyrës se Punësimit, atë ditë u punësuan 13 punëkërkues të papunë. Njeri nga këta konsiderohet rast suksesi, sepse është punësuar pas formimit profesional.
Panairin Rajonal të punës Durrës e vizitoi Drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Punësimit bashkë me stafin e saj, e cila kaloi ne çdo stendë, ku mori dhe shkëmbeu informacion mbi nevojat dhe shqetësimet e punëdhënësve. Po ashtu, panairi u vizitua nga Prefekti i Qarkut Durrës si dhe drejtues të institucioneve të Qarkut Durrës.
Mbi tregun e punës. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në Qarkun e Durrësit rezultojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik rreth 13,146 biznese aktive.
Referuar aktiviteteve ekonomike, 51% e bizneseve janë të fushës së Tregtisë dheShërbimeve, 31% Akomodim dhe Shërbim Ushqimor, 11.5% Industri dhe 6.5% Ndërtim.
Përsa i përket madhësisë, në këtë qark operojnë rreth 11.6% e bizneseve me mbi 50 të punësuar, në shkallë vendi. Vetëm 5% e totalit janë biznese me pronësi të huaj, 4.2% me pronësi të përbashkët, ku 4/5 e tyre janë nga vendet e BE. Për rajonin e Durrësit, janë të rregjistruar në Zyrat e Punësimit 4069 subjekte shtetërore dhe private, të cilat sipas pronësisë, do të listoheshin:
Durrës dhe Kruje Me pronësi te huaj Me pronësi të përbashkët Me pronësi vendase
4069 142 86 3841
Në qarkun e Durrësit janë të regjistruar 7116 individë si punëkërkues të papunë, ose rreth 9 % e të papunëvë të regjistruar në shkallë vendi. Në mënyrë të përmbledhur, në tabelën në vijim jepen disa të dhëna kronologjike për tregun e punës të Rajonit Durrës, në vitet 2014-18 (4 mujori I)

Tabela

Nuk ka asnjë dyshim për punën voluminoze dhe cilësore të Zyrës së Punësimit Durrës, që përfshin dy Bashkitë Durrës dhe Shijak. Kjo tregohet nga numri i subjekteve të regjistruara në këtë Zyrë (4069), i cili është arritur sidomos me anë të vizitave direkte në biznese. Vetëm në vitin 2017 janë kryer nga kjo zyrë rreth 2700 vizita në subjekte, një shifër për t’u pasur zili nga çdo zyrë apo istitucion të interesuar për punësimin.
Ndërkaq, të bën të reflektosh diferenca ndërmjet ofertës së punës me 1091 vende pune, kundrejt 600 aplikimeve në panair. Kjo diferencë krijohet sigurisht nga kërkesa për punë të zgjedhur, por edhe nga kualifikimi i punëkërkuesve. Për këtë arsye, Dhoma ka propozuar ngritjen e një Drejtorie të posaçme pranë Këshillit të Qarkut, në analogji me atë të arsimit të përgjithshëm. Kjo drejtori në secilin qark do të krijonte një lidhje më të bazuar me territorin, të Ministrisë që mbulon punësimin. Drejtoria e posaçme do të kishte si detyrë studimin e përvitshëm të tregut të punës, nxitjen e krijimit të burimeve ekonomike primare, koordinimin e progameve dhe të bashkëpunimit të qendrave të formimit profesional me shkollat profesionale, orientimin e arsimit profesional pas të mesmes e deri tek realizimi i arsimit dual. Për këtë të fundit, roli i sistemit të Dhomave të Tregtisë do të ishte vendimtar, nga përfshirja e bizneseve në hartimin e kurrikulave mësimore e deri tek çertifikimi i kualifikimit të studentëve.

Shpërndaje këtë lajm
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin