Më datë 30 Maj 2019, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës dhe Institutin Europian Pashko organizuan një seminar informues në kuadër të Projektit Innoplatform, të financuar nga Interreg Balkan-Med Program.
Qëllimi i këtij projekti është që të nxisë inovacionin në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Rajon me synim bërjen e tyre sa më konkurruese në tregun ndërkombetar.
Seminari u hap nga Kryetari i Dhomës Z. Alban Isteri i cili pershëndeti të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe vijimin e tij me nënshkrimin e një Memorandumi ndërmjet tre Institucioneve me qëllim shtimin dhe përmirësimin e shërbimeve për antarët e Dhomës.
Më pas fjalën e mori Znj Besarta Vladi – Sekretare e Përgjithshme e UET e cila përshendeti të pranishmit.
Në seminar ishin prezent një pjesë e konsiderueshme e NVM-ve të suksesshme që operojnë në Qarkun e Durrësit, të cilët u informuan nga Drejtoresha e Zyrës se Projekteve ne IEP- Znj. Ketrina Çabiri rreth projektit, prezantimin e rezultateve dhe te ecurise se deritanishme si dhe mbi menyrat se si bizneset mund të përfitojne nga ky projekt. Gjithashtu u prezantua nga Z. Agim Kasaj, Zv/Administrator i UET platforma web e realizuar në kuadër të këtij projekti, mënyra si mund të regjistrohen e të përfshihen bizneset në këtë platformë, si të kërkojnë partner për projektet e tyre, etj. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit ndërmjet biznesit, Dhomës,UET dhe IEP.
Në mbyllje mund të thuhet se ky event ishte një mundësi e mirë për bashkepunim dhe do te sherbeje si nje nxitje per zhvillimin e aktiviteteve te shumellojshme me qellim zhvillimin dhe mbeshtetjen e biznesit si dhe shtimin e sherbimeve ndaj tyre.
Për më shumë informacion rreth projektit mund të vizitoni: faqen zyrtare të projektit: http://www.innoplatform.eu/index.php/en/