Takimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave

Në datën 10 Qershor 2021 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës  në bashkëpunim me  Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave organizoj një takim me temë:

Marrja e statusit OEA, lehtësi për biznesin në gjithë rajonin.

Në këtë takim morëm pjesë Kryetari i Dhomës e Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Zoti Alban Isteri, perfaqesues te bizneseve potenciale,  antarë të saj, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Zoti Genti Gazheli, dhe përfaqësues të tjerë të këtij Institucioni.

Në këtë takim bizneset u njohën më nga afër me kriteret dhe përfitimet që ka marrja e statusit të Operatorit Ekonomik i Autorizuar, u informuan mbi risitë e bëra nga Administrata Doganore, që tashmë janë të prekshme dhe të ndjeshme për bizneset dhe u diskutuan problematikat e tjera që hasin bizneset ne përditshmërinë e tyre.

Gjithashtu në këtë takim u bë e ditur që certifikata “Operatori Ekonomik i Autorizuar”,  është një status i lëshuar për “tregtarët me besueshmëri”  të cilët mund të përfitojnë nga shumë thjeshtime doganore. Në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë mes vendeve të Ballkanit Perendimor-CEFTA është një certifikatë sigurie për shërbime të shpejta doganore për të lehtësuar, jo vetëm lëvizjen e lirë të mallrave në aspektin ekonomik dhe kohor, por edhe duke rritur prestigjin e administratave respektive doganore në shërbim të biznesit.

Përfaqësuesit e biznesit vlerësuan takimin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës dhe këtë komunikim të drejtëpërdrejtë me strukturat doganore, si dhe mirëpriten ftesën e Kreut të Doganave, për të aplikuar për statusin e OEA, për ato sipërmarrje që plotësojnë kushtet teknike dhe financiare për ta përfituar këtë status.