Seminari mbi Efiçencën e Energjisë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Turizmit (ATA) dhe Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në kuadër të zbatimit të “Programit të Turizmit për Zhvillimin Ekonomik lokal”, të financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ka zhvilluar dy workshope online me datën 03.06.2021 dhe 10.06.2021

Objektivi i këtij aktiviteti është të njohë SME-të të cilat operojnë në sektorin e turizmit në Shqipëri, me fokus hotelet dhe strukturat akomoduese, me mundësitë dhe përfitimet për përdorimin dhe investimin në praktikat më të mira të zbatimit të masave për efiçencën e energjisë, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe praktikat e “gjelbërta” në biznes.

Në këtë seminar Bizneset pjesëmarrëse në workshope përfituan njohuri lidhur me teknologjitë dhe zgjidhjet për investime të gjelbërta. Fokusi i Seminarit ishte në dhënien e sugjerimeve se si industria e turizmit, veçanërisht hotelet, mund të ulin kostot e tyre duke bërë investimet e nevojshme për eficiencen në uljen e energjisë elektrike ku u diskutuan rastet studimore  më në detaje dhe u bë një vlerësim i kursimeve në energji për masat e ndryshme.

Në këtë Seminar morën pjesë:

Z. Alban Isteri, Kryetar i Dhomës e Tregtisë dhe Industrisë, Durrës,

Znj. Ardiola Hristic Menaxhere, Këshilla per Bizneset e Vogla, BERZH,

Z. Zak Topuzi, Përfaqësues i Shoqatës Shqiptare të Turizmit,

Znj. Dorina Peristeri, Principal Banker, BERZH

dhe përfaqësues të bizneseve të Turizmit.

Z. Besim Islami, Ekspert për Efiçensën e Energjise, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe zgjidhjet e “gjelbërta” foli për:

  • Situata aktuale tek hotelet në Shqipëri në këndvështrimin e efiçencës së energjisë
  • Konsumi i energjisë elektrike tek hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese
  • Konsumi i lëndëve djegëse tek hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese
  • Masat kryesore për efiçencën e energjisë, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe
  • Zgjidhjet e “gjelbërta” për hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese.
  • Analizë e detajuar teknike, financiare dhe mjedisore për efiçencën e energjisë, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe zgjidhjet e “gjelbërta” për hotelet në Shqipëri.
  • Raste studimore për zbatimin e Masave EE/RES/Green;
  • Masat e EE/RES/Green për hotelet në bregdet;
  • Masat EE/RES/Green për hotelet e tjera.
  • Vlerësim i investimeve të nevojshme për zbatimin e masave EE/RES/Green për hotelet;
  • Vlerësim i kursimeve në energji për masat EE/RES/Green për hotelet.