Panairi: ” Bursa Agriculture Fair”
Organizuar nga Organizata e Panaireve “Tüyap” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Bursas, BURTARIM 2018 është Panairi i 16-të Ndërkombëtar i Bursas mbi Agrikulturën, Farërat, Fidanët dhe Industrinë e Qumështit. Së bashku me Panairin e 11-të Ndërkombëtar të Bursas mbi Gjënë e gjallë dhe pajimet për to, do të zhvillohen nga datat 9-13 tetor 2018 në Qendrën Ndërkombëtare të Panaireve dhe Kongreseve “Tüyap” në Bursa.
Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit:
http://burtarim.com/en/fair-info
Vendi: Bursa
Data : 09 – 13 Tetor 2018
Sektori: Agrikulturë
Programi:
08 Tetor: Mbërritja
09 Tetor: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin
10 Tetor: Vizita në Panair
11 Tetor: Kthimi
Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 24 Shtator 2018
Panaire në Turqi
(të njoftuara nga Këshillësia e Tregtisë së Jashtme pranë Ambasadës Turke ne Tirane)
Gjatë datave të programit për panairet e meposhteme hoteli dhe mëngjesi do t´u paguhen pjesëmarrësve nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al

Location: Bursa, Turqi

Leave a Reply

Loading…