Informacion mbi Tregjet e Huaja: Libani (II)

Informacion mbi Tregjet e Huaja:  Libani (II)
4 Gazeta T&I Durrës Nr 17

Ky informacion është marrë i azhornuar nga një Ambasadë e huaj. Dhoma e boton këtë artikull si model të informacionit që sistemi i Dhomave të Shqipërisë do të kërkonte nga sistemi i Ministrisë së Jashtme (Ambasada, Përfaqësi të Huaja në vend dhe jashtë, Agjenci etj) në kuadër të zhvillimit të diplomacisë ekonomike.

Treguesit e konkurrueshmërisë globale dhe lirisë ekonomike

Të dhënat e fundit nga UNCTAD tregojnë se, për arsye të paqëndrueshëmrisë në rajon, të tendencës për të mos investuar në Rajonin MENA (Rajoni i Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut), si dhe për shkak të një qëndrimi ‘të presim dhe të shohim’ nga ana e investitorëve, Libani ka tërhequr në 2015-ën një vlerë prej 2,3 miliardë dollarë investime të huaja (IDE). Shifër kjo që shënon një ulje prej 24% në krahasim me 2014-ën (vit gjatë të cilit kjo vlerë ishte 3,1 miliardë dollarë), e barabartë me 4,6% të PBB-së të së njëjtit vit.

Panvarësisht kësaj uljeje, Libani ka vazhduar të mbajë pozicionin e tij si një ekonomi jo-naftëprodhuese  në rajon e cila ka arritur megjithatë të tërheqë investime të huaja. Ndërkohë që investimet dalëse të vendit ishin të barabarta me 619 milionë dollarë (1,2% e PBB-së).

IDAL (Autoriteti  i Zhvillimit Industrial, Enti publik Libanez për zhvillimin industrial dhe investimet), tregon se në 2015 shoqëritë europiane përfaqësonin 48% të shoqërive të huaja të cilat kishin kryer investime në Liban. Në vend të dytë, me 32%, janë vendet Arabe, të ndjekura nga ato amerikane (11%). Ndër investitorët europianë, në vend të parë ndodhet Franca (9%) dhe Mbretëria e Bashkuar (9%), Italia (4,5%). Ndër investitorët e vendeve Arabe, në vend të parë ndodhet Emiratet e Bashkuara Arabe (22,7%), të ndjekura  nga Jordania (me 4,5% secila).

Në terma sektorialë, 34% e totalit të investimeve janë kryer në sektorin e shërbimeve, i ndjekur nga tregtia/shpërndarja (23%), industria (11%), ndërtimi/sektori imobiliar (7%). Është për tu theksuar rritja e investimeve në sektorin e ICT-së (zhvillimi të software-ve) e cila është e barabartë me 7% të totalit të investimeve dhe ka patur një rritje prej 2% në krahasim me 2014.

Indekset e hapjes ndaj tregtisë ndërkombëtare – Global Enabling Trade Index

Në vitin 2016 importet totale të Libanit arrinin në vlerën 18,7 miliardë dollarë (+3,5% në krahasim me vitin 2015 kur ishin ta barabarta me 18 miliardë dollarë). Eksportet kanë mbetur në thelb në të njëjtat nivele të qëndueshmë (me një rritje minimale prej +0,8%) përkatësisht në vlerën e 2,97 miliardë dollarë (ndërsa në 2015 kapnin vlerën e 2,95 miliardë dollarëve). Si rrjedhojë, bilanci tregtar i vendit është mbyllur me një vlerë në pasiv prej 15,7 miliardë dollarësh,  një rritje e lehtë në krahasim me shifrat e regjistruara në vitin 2015 (15,1 miliardë dollarë).

Përsa i përket produkteve të importuara, zëri i parë i përket produkteve minerare dhe lëndëve djegëse (20% i totalit, +8,9% në krahasim me 2015), të ndjekura nga produktet kimike (11% e vlerës totale, +4,4%), si dhe makineri e pajisje elektrike e elektronike (10% e totalit, -5,7% në krahasim me 2015).

Për sa i përket eksporteve, zërat kryesorë të eksportit Libanez i përkasin kryesisht: stolive të çmuara, perlave dhe gurëve të çmuar (28% e totalit, me një vlerë prej 828 milionë dollarësh, +90,7% në krahasim me 2015), produktet agroushqimore (15% e totalit, me një vlerë prej 445,5 milione, -7,6% në krahasim me vitin e mëparshëm), makineritë dhe pajisjet elektrike dhe elektronike (11% e totalit, me një vlerë prej 333,5 milionësh, -19,3% në krahasim me 2015).

Situata e vendeve kryesore furnitore të Importeve: në vend të parë gjendet Kina (me një vlerë pak më shumë se 2 miliardë dollarë, +0,9% në krahasim me 2015), e ndjekur nga Italia (1,4 miliardë dollarë, +9,8% në krahasim me 2015), më pas vijnë Shtetet e Bashkuara (1,18 miliardë dollarë, +15,6%  në krahasim me vitit e mëparshëm) si dhe Gjermania (1,16 miliardë, -4,99%).

Është për tu theksuar një rritje e eksporteve të Egjiptit gjatë periudhës së marrë në konsideratë për këtë raport (me një vlerv prej 774 milionë dollarësh, +67,9% në krahasim me 2015) si dhe rënia e importeve nga Franca (716 milionë dollarë, +33,9%) dhe nga Rusia (718,5 milionë dollarë, +12,8% në krahasim me 2015).

Vendet kryesore ndaj të cilave drejtohen eksportet e Libanit, në vitin 2016 ishin: Afrika e Jugut (me një vlerë 628 milionë dollarë, 21% e totalit); Arabia Saudite (266,6 milionë dollarë, rreth 9% i totalit); Emiratet e Bashkuara Arabe (238,6 milionë dollarë, 8%); Siria (198,8 milionë dollarë, 6,7%) si dhe Iraku (161,7 milionë dollarë, 5,4%).

Ofrojmë asistencë të personalizuar mbi proçedurat dhe dokumentacionin e eksportit për një produkt të caktuar në një vend të caktuar të BE ose jashtë saj.

Kontaktoni me Dhomën në:

Tel: +355 52 222 199

E-mail: info@ccidr.al