Nga veprimtaria e Portit

Nga veprimtaria e Portit
2 Gazeta T&I Durrës Nr 21
  • APD, pjesmarrëse në dy projekte ndërkombëtare rajonale

Projekti “Adripass” (Integrimi i Lidhjeve multimodale në rajonin Adriatik – Jon)

Qytete-porte  europiane dhe partnerë të tjerë të projektit, mes të cilëve edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, po punojnë për të zhvilluar një strategji të përbashkët në rritjen e efikasitetit të transportit multimodal dhe konkurencën e sektorit të transportit në Rajonin Adriatiko-Jonian. Një nga arsyet kryesore që pengon rritjen dhe zhvillimin ekonomik të sektorit të transportit në pellgun Adriati-Jon është mungesa e lidhjeve efikase detare dhe të brendshme, kryesisht të shkaktuara nga ekzistenca e problematikave të ndryshme në nivel kufitar.

“Adripass”, financuar nga ERDF) dhe IPA II, në kuadër të Programit Adrion Interreg, do të trajtojë një sërë problematikash që u diskutuan edhe në takimin e parë, zhvilluar në Trieste (Itali). Projekti ka filluar në janar 2018 dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2019.

Projekti “Supair” (Portet e sigurtë në Rajonin Adriatik-Jon)

Shtatë qytete porte evropiane dhe partnerë të tjerë të projektit, ndër të cilët dhe Instituti shqiptar i Transportit, po punojnë së bashku për të përmiresuar kapacitetet si dhe për të planifikuar dhe zbatuar transportin e qëndrueshëm me përdorim të ulët të Karbonit, shërbimin e lëvizshmërisë, të krijojnë një rrjet të porteve në zonën Adriatiko-Joniane

Takimi i pare, ku morrën pjesë edhe përfaqësues nga APD, në Venecia (Itali)

“Supair”, i financuar nga ERDF, drejtohet nga Area Science Park i Triestes dhe ka partnerë  20 organizata dhe instuticione nga Italia, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Sllovenia  dhe Shqipëria. Autoriteti Portual i Durrësit është partner me mbështetjen e Institutit të Transportit si Partner I asociuar. Gjithashtu dhe ky projekt dyvjeçar filloi në janar 2018 dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2019.

Në projektin “Supair” janë përfshirë shtatë Qytete Portuale: Venecia, Trieste, Pire, Selanik, Koper, Bar dhe Durrës. Portet janë nyjet kryesore për transport multimodal dhe pikat kyce per rritjen ekonomike në zonën Adriatiko-Joniane. Ky projekt synon të zvogëlojë ndikimet mjedisore të trasportit detar dhe të portit përmes zgjidhjeve të ndryshme mjedisore të përfshira në planet e veprimit të Portit drejt një sistemi Transporti më të gjelbër, më të sigurt dhe me efikas, duke përmirësuar aftësinë e porteve për të planifikuar dhe zbatuar plane të qëndrueshme veprimi dhe fuqizimin e mëtejshëm në vendimmarrje  të palëve kryesore politike, teknike dhe tregtare.

Tragetet në janar-shkurt 2018: Më shumë mallra dhe më pak udhëtarë se në dy muajt e pare të 2017

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim gjatë dy muajve të parë të këtij viti kanë trasportuar më shumë mallra dhe më pak udhëtarë, krahasuar me periudhën janar-shkurt të vitit të kaluar. Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD mësohet se gjatë periudhës 2-mujore tragetet janë shfrytëzuar nga afro 83 mijë udhëtarë, ose 9 përqind më pak se sa e njejta periudhë e vitit 2017.

Burimet thanë se në muajin që sapo u mbyll tragetet kanë transportuar mbi 135 mijë ton mallra, të ngarkuar në kamjonë dhe trajlera. Kjo është një sasi 18 përqind më e lartë se sa e dy muajve të parë të vitit 2018, ndërsa importet dhe eksportet janë rritur përkatësisht me 16 dhe 21  përqind. Tragetet gjithashtu kanë transportuar 10.648 kamjonë dhe 903 trajlerë në dy muaj, përkatësisht 10 dhe 18 përqind më shumë se sa në janar 2017. Nga të njejtat burime mësohet se tragetet kanë kryer 147 lundrime vajtje-ardhje, ose 1 lundrim më shumë se në dy muajt e parë të vitit të kaluar.

  • Java e parë e mars 2018

Dy anije me kontejnerë dhe çimento dhe tre anije të tjera me kontejnerë dhe melamine u përpunuan gjate javës së pare të marsit në kalatat e portit të Durrësit. Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se tragetet “AF Marina” dhe “Bari” të linjës Bari – Durrës ishin ankoruar pranë Terminalit të udhëtarëve. Në Terminalin Lindor që nga dita e djelë po ngarkohet me 4100 ton çimento për eksport anija “Golden Bay”. Në Terminalin e Kontejnerëve, nga anija “Asiatic Liberty” u krye shkarkimi i 99 kontejnerëve. Nga i njejti burim mësohet se në radën portuale priste radhën për t’u shkarkuar anija “Max Value” me 701 kontejnerë, ndërsa në pritje ishin edhe anijet “NS Dante” dhe “Gunce Akay” me afro 8.800 ton lidhje melamine gjithsej.

  • APD: Përfaqësues të biznesit nga Kroacia, interesim për portin e Durrësit

Një grup përfaqësuesish të kompanive prodhuese nga Kroacia vizituan sot portin e Durrësit. Ata u pritën nga znj. Sonila Toska, zv.Drejtore e përgjithshme ekzekutive e APD, si dhe nga  disa drejtues të Drejtorive dhe Sektorëve në APD.

Përfaqësuesit e biznesit kroat shoqëroheshin nga Atasheu ekonomik i Ambasadës së Kroacisë në Tiranë, Zvonko Picukariç dhe ai i Dhomës së Tregtisë së kompanive kroate në Shqipëri, Adem Zenuni. Pas prezantimit të portit më të madh të vendit tonë, biznesmenet kroate Ivana Liposhçak dhe Ana Juraga paraqitën disa nga produktet e kompanive që drejtojnë, si dhe mundësinë e implementimit të tyre në projektet e ardhshme në portin e Durrësit.

Takimi që vijoi më shumë se një orë, nuk është i pari i këtij lloji në APD. Gjatë muajve të fundit për portin e Durrësit janë interesuar edhe kompani të tjera të huaja nga Kina, Italia, etj. përfaqësuesit e të cilave kanë zhvilluar takime pune në APD.

  • Afro 316 mijë ton çimento për eksport në një vit, 5.6 herë më shumë se në vitin 2016

Afro 316 mijë ton çimento për eksport janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë vitit 2017. Shifra është 5.6 herë më e lartë se sa sasia prej mbi 56 mijë ton, që u përpunua në portin më të madh të vendit gjatë vitit 2016. Sipas të dhënave të sektorit të Statistikave, edhe gjatë muajit janar 2018, sasia e çimentos për eksport nga Durrësi në porte të tjerë arrin në 25.632 ton, ose 12 mijë ton më e lartë se sa ajo e janarit 2017. Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se çimento “made in Albania” që prodhohet në fabrikat e rajonit të Fushë Krujës është ngarkuar kryesisht në anijet “Sirios Cement 1”, Vela 1”, “Seaven Luck” dhe “Edra IV”, të cilat gjatë një viti, kanë transportuar më shumë se 90 përqind të çimentos për eksport. Çimento e prodhuar në fabrikat pranë Fushë Krujës dhe që shfrytëzohet për industrinë e ndërtimit i është drejtuar porteve të Margheras (Itali) dhe Maltës.

 

  • Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, Afrim Bakaj, prezantohet me stafin e APD

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, z. Afrim Bakaj, u prezantua sot në mesditë në detyrën e re, me grupin e drejtuesve të Departamenteve dhe Sektorëve në Drejtorinë Ekzekutive të APD.

Kryetari i Këshillit Drejtues të APD, Gledian Llatja, dhe nënkryetari i këtij Këshilli, Indrit Cërloj, ishin sot në APD për të prezantuar Drejtorin Bakaj.

  1. Gledian Llatja, njëkohësisht Drejtor i Kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë fjalës së prezantimit, pasi vlerësoi punën e deritanishme tha se tashmë synohet që porti të hedhë hapa të rëndësishëm në fushën e investimeve. Sipas z. Llatja porti i Durrësit duhet të jetë në të ardhmen një port konkurues në rajon.

Drejtori Ekzekutiv i APD, Afrim Bakaj, në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi drejtuesit e dikasterit dhe jo vetëm, për mbështetjen që po i japin që në fillim të detyrës.

  1. Bakaj vlerësoi profesionalizmin e drejtuesve të sektorëve, dhe njëkohësisht kërkoi më shumë impenjim për realizimin e objektivave për të ardhmen.

Të premten e kaluar, Këshilli Drejtues i APD vendosi emërimin e z. Bakaj në postin e Drejtorit të Përgjithshëm, sipas propozimit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

  1. Afrim Bakaj ka kryer studimet dhe masterin shkencor (2016) në Fakultetin Juridik të Universitetit “Luarasi” (Tiranë), ndërsa më parë kishte përfunduar Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve (1986).

Që nga viti 2016, z. Bakaj ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual Durrës.

Në vitet 2013-2016, ai ka patur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit AKU.