Nga veprimtaria në Portin e Durrësit

Nga veprimtaria në Portin e Durrësit
2 Gazeta T&I Durrës Nr 17
Tre anije me afro 59 mijë ton qymyr dhe çimento në një javë 

6 tetor 2017

Sot në mbëmje në radën portuale pritet anija “Yanning Sea” me gjatësi 190 metra, e cila do të sjellë nga Houston (Teksas-SHBA) një sasi prej 24.193 ton qymyr, porosi e kompanisë kosovare “Lab Oil”.

Që nga fillimi i javës kjo është e treta anije që ankorohet në Terinalin Lindor të cilat po përpunojne sasi të mëdha qymyri dhe çimento.

Aktualisht në kalatën 10 të këëtij Terminali po ngarkohet me 12.500 ton [imento për eksport anija “Sirios Cement 1”, e cila që nga fillimi i vitit ka mbërritur në port më shumë se 15 herë, duke u ngarkuar mesatarisht me 10 mijë ton çimento për eksport në çdo lundrim.  Ditën e hënë në të njejtin Terminal përfundoi përpunimi i anijes “UBC Tokyo”, e cila ka sjellë 21.824 ton qymyr, porosi e kompanisë “Antea Cement” në Fushë Krujë.

Jahti 86 metra “I Dinasty”, nga Spanja në portin e Durrësit

3 tetor 2017

Në kalatën 1 të portit pasditen e së hënës u ankorua jahti “I Dinasty”, një nga anijet turistike luksoze që kanë mbërritur gjatë stinë së verës në portin më të madh të vendit.

Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se jahti “I Dinasty” ka lundruar nga njëri prej porteve të Spanjës drejt Durrësit.

Jahti me gjatësi 86 metra, i regjistruar në George Toën dhe me flamur të ishujve Kaiman ka qëndruar në Durrës deri në orën e para të ditës së martë.

Nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se gjatë këtij viti janë ankoruar për herë të parë në Durrës një numër i madh jahtesh luksoze, me gjatësi deri në 100 metra, të cilat përveç qëllimeve turistike dhe të shërbimit, kanë sjellë edhe mysafirë edhe për bisedime me autoritetet shqiptare.

Kroçera “Seven Seas Voyager” me 687 turistë, nesër në port

3 tetor 2017

Nesër paradite në portin e Durrësit do të ankorohet  kroçera “Seven Seas Voyager” me 687 udhëtarë në bord.  Anija do të lundrojë gjatë natës nga Argostoli (Greqi) drejt Durrësit, ndërsa pas qytetit tonë do të vijojë drejt Kotorrit (Mali i Zi).

Burime nga agjencia pritëse “Intermed Shiping”, bëjnë të ditur se 472 nga udhëtarët e kroçerës që do të ankorohet nesër vijnë nga SHBA, 57 nga Britania e Madhe, 37 të tjerë nga Australia dhe 32 nga Kanadaja. Pjesa tjetër janë qytetarë nga 23 vende të botës, si Suedia, Katari, Hungaria, Hong Kongu, Luksemburgu, Hollanda, etj. Anija turistike me gjatësi 206 metra do të ankorohet në kalatën 5 të portit, dhe do të qëndrojë në Durrës deri në orën 18.00.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se nga 9 – 28 tetor në kalatat 4 dhe 5 do të ankorohen edhe kroçerat  “Prinsedam”, “Ocean Majesty” dhe “Serenissima”, të fundit për vitin 2017. Kroçera “Ocean Majesty” do të lundrojë dy herë drejt Durrësit, më 13 dhe 28 tetor. Ndërkaq, bashkë me “Ocean Majesty” më 13 tetor do të mbërrijë në Durrës edhe kroçera “Serenissima”.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë turistët vizitojnë qytetet e Durrësit, Krujës, Beratit dhe Tiranës.

Janar-shtator 2017 :

Tragetet, 40.342 udhëtarë dhe 11.214 autovetura më shumë se 9 muajt 2016

3 tetor 2017

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona – Trieste e kthim kanë transportuar më shumë mallra dhe më shumë udhëtarë se sa në të njejtën periudhë të vitit 2016.

Tragetet janë shfrytëzuar nga 743.385 udhëtarë shqiptarë dhe të huaj gjithsej, një shifër 6 përqind më e lartë se sa 9-mujori i parë i vitit të kaluar – bën me dije Sektori i Statistikave të APD.

Megjithëse ka patur një rritje prej 5 përqind, krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar, numri i udhëtarëve në hyrje mbetet më i ulët se sa ai i udhëtarëve, mbi 395 mijë, që nisen nga Durrësi drejt porteve të Adriatikut perëndimor.

Në të njejtën periudhë tragetet kanë transportuar 156.599 autovetura, ose 8 përqind më shumë se se në 9-mujorin e parë të vitit 2016.

Gjatë kësaj periudhe tragetet kanë kryer 766 lundrime gjithsej.

 

Maturantë nga Kosova vizitojnë Terminalet e portit

5 tetor 2017

Një grup nxënësish kosovarë kanë vizituar sot portin e Durrësit. Të shoqëruar nga punonjësit e Forcës së Sigurisë Portuale ata kanë vizituar kalatat e e Terminalit Perëndimor dhe janë njohur me karakteristikat e portit më të madh të vendit.

Rreth 40 nxënës maturantë që vizituan portin vijnë nga nga shkolla “Kongresi i Manastirit” në qytetin e Porozhanit. Ata kanë vizituar më parë qytetet e Vlorës, Krujës dhe Tiranës, ndërsa sot në ditën kushtuar Durrësit para se të vijnë në portin më të madh të vendit kanë vizituar Amfiteatrin antik, si dhe Muzeun arkeologjik të qytetit.

Janar – shtator 2017 :

Tragetet, 33 lundrime më pak, më shumë mallra dhe kamjonë e trajlerë

5 shtator 2017

Në 9 muajt e parë të këtij viti, bashkë me udhëtarët dhe autoveturat, tragetet kanë transportuar  596.562 ton mallra të ndryshme, të ngarkuara në kamjonë dhe trajlerë. Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar rritja e volumit të mallrave ka qenë 7 përqind – bëjnë të ditur nga Sektori i Statistikave në APD.

Megjithëse numri i lundrimeve ka qenë 4 përqind më i vogël, sasia e udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve të transportuara me tragete ka qenë më e lartë – shtuan burimet.

Në periudhën janar-shtator të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona – Trieste e kthim kanë transportuar afro 54 mijë dhe trajlerë të ngarkuar me mallra të ndryshme, ose 9 përqind më shumë se sa gjatë së njejtës periudhë të vitit 2016.

Sasia e mallrave në hyrje arrin në 373.667 ton, ndërsa në dalje nga Durrësi me mallra eksporti shkon në 222.895 ton.

Përfaqësuesit e kompanisë ÇIMSA Cement nga Turqia, vizitë në port

5 tetor 2017

Një grup përfaqësuesish të binesit turk kanë vizituar sot pasdite portin e Durrësit.

Grupi i përfaqësuesve të kompanisë ÇIMSA Cement me qendër në Stamboll u interesuan për kushtet e përpunimit të aijeve me çimento që mbërrijnë në portin më të madh të vendit tonë.

Ata u ndalën në kalatën 1 ku po përpunohet anija “Gulf City” me 3390 ton çimento.

Përfaqësuesi i kompanisë për rajonin e Ballkanit, Behar Bërdica, tha për APD se vizita e tyre synon njohjen më nga afër të punës në port si dhe krijimit të urave të bashkëpunimit mes bizneseve dhe institucioneve të vendeve tona.

Tre anije me afro 59 mijë ton qymyr dhe çimento në një javë    

6 tetor 2017

Sot në mbrëmje në radën portuale pritet anija “Yanning Sea” me gjatësi 190 metra, e cila do të sjellë nga Houston (Teksas-SHBA) një sasi prej 24.193 ton qymyr, porosi e kompanisë kosovare “Lab Oil”.

Kapaciteti i anijes arrin në 55.580 ton.

Që nga fillimi i javës kjo është e treta anije që ankorohet në Terminalin Lindor dhe që po përpunojnë sasi të mëdha qymyri dhe çimento.

Aktualisht në kalatën 10 të këtij Terminali anija “Sirios Cement 1” po ngarkohet me 12.500 ton çimento për eksport. Kjo anije që nga fillimi i vitit ka mbërritur në port më shumë se 15 herë, duke u ngarkuar mesatarisht me 10 mijë ton çimento për eksport në çdo lundrim.

Ditën e hënë në të njejtin Terminal përfundoi përpunimi i anijes “UBC Tokyo”, e cila shkarkoi 21.824 ton qymyr, porosi e kompanisë “Antea Cement” në Fushë Krujë.

Kroçera “Prinsendam” sjell 799 turistë nga 27 vende të botës        

9 tetor 2017

799 turistë të huaj nga 27 vende të botës kanë mbërritur sot paradite me kroçerën “Prinsendam”  në portin detar të Durrësit.  Kjo është kroçera e dytë në portin më të madh të vendit që nga fillimi i tetorit, ndërsa brenda muajit priten edhe tre anije të tjera të mëdha turistike.

Sipas burimeve të agjencisë pritëse “Intermed Shiping” 350 turistë të kroçerës që mbërriti sot në Durrës vijnë nga SHBA, 157 nga Kanadaja dhe 100 nga Hollanda. Pjesa tjetër janë shtetas nga Australia, Britania e Madhe, Rusia, Argjentina, Brazili, Belgjika, Kina, Spanja, Franca, Peruja, India, Meksika, etj.

Anija me gjatësi 205.5 metra u ankorua pa probleme rreth ores 7.30 në kalatën 5 të portit. Kroçera “Prinsendam” është ankoruar për herë të parë në Durrës në vitin 2012 dhe nuk i ka ndërprerë lundrimet vjetore drejt qytetit tonë.

 

Turistët e huaj nisën menjëherë turin e vizitave në qytetet e Durrësit, Krujës dhe Tiranës. “Prinsendam” do të largohet nga Durrësi sot rreth orës 18.00.

Kroçera “M/S Prinsendam”, e ndërtuar në vitin 1988 në Finlandë, lundron me flamur hollandez. Kapaciteti i saj akomodues është rreth 800 pasagjere. Anija ka një ekuipazh të përgjithshëm prej mbi 400 vetë.