PËRSE KËRKOJMË ANTARSIMIN E DETYRUAR

PËRSE KËRKOJMË ANTARSIMIN E DETYRUAR
1 Gazeta T&I Durrës Nr 1

U bënë disa muaj që diskutohet akoma projektligji me “pro” dhe “kundra” mbi kthimin e antarsimit të detyruar në dhomat e tregtisë, për kategorinë “Biznesi i Madh”. Në fakt, propozimi vjen nga vetë Qeveria, e cila synon të gjejë tek dhomat një “interlokutor” bashkues për dialogun me biznesin vendas dhe njëherësh një përfaqësues të organizuar të tij në arenën ndërkombëtare. Ndërkaq, qëndrimet “kundra” të disa dhomave të huaja dhe të disa shoqatave pretendojnë se antarsimi i detyruar “do të dobësonte oponencën e dhomave ndaj nismave ligjore të qeverisë”, do të dekurajonte investitorët me një burokraci të re”, “do të avantazhonte pa të drejtë dhomat ndaj shoqatave vullnetare që ofrojnë po ato shërbime”, si dhe “do të krijonte për dhomat të ardhura që nuk perligjen nga shërbimet aktuale të tyre”. Në një nga dëgjesat e fundit në Komisionin e Veprimtarisë Ekonomike dhe Sipërmarrjes pranë Kuvendit, Drejtori Ekzekutiv i Dhomes së Tregtisë Shkodër, z.A.Leka, theksoi historime dyqindvjeçare të
Dhomave në Shqipëri si dhe potencialin e tyre për t’u ofruar shërbime të shumta biznesit me 94 funksionet e mundësuara edhe nga ligji aktual. Më tej shkoi Kryetari i Dhomës së Tregtisë Fier, z.Sh. Cobo duke u shprehur që interesat e biznesit shqiptar duhet të mbrohen nga dhomat shqiptare. Në këtë dëgjesë, z. A. Xhavara demonstroi fillimisht përvojën e pozitive të Dhomës sonë me paketat e reja të shërbimve për anatarët. Ai u shpreh në favor të antarsimit të detyruar, duke argumentuar se në këtë mënyrë mund që të:
– Sigurohet nje bazë financiare e nevojshme për të garantuar shërbime unike bazë të nivelit europian për çdo biznes anëtar, operues në cilindo skaj të territorit shqiptar.
– transformohet tërësia e Dhomave në një sistem të një dinjiteti të barabartë dhe bashkëpunues me sistemet e tjera të Administratës Publike, duke përcaktuar një mori veprimtarish të përbashkëta ndërmjet tyre, si: Diplomacia ekonomike, ndërmjetsimi dhe arbitrazhi, përmirësimi I kushteve për të bërit biznes, praktikat mesimore të nxënësve dhe studentëve, diskutimi I paketës fiskale vendore dhe kombëtare, e plot të tilla si këto.
– Rritet besimi i donatorëve për një përfshirje më të gjërë të Dhomave në projekte ndërkombëtare kushtuar përmirësimit të performances së tyre në cilësi dhe vëllim.
– Vendosen bazat për ngritjen e një rrjeti të fuqishëm në mbështetje të sipërmarrjes në Shqipëri, duke qartësuar raportin Dhoma – Shoqata dhe kthyer atë në një marrëdhëniebashkëpunimi të ngushtë, me anë të përfshirjes së këtyre të fundit në organet vendimmarrëse të Dhomave. Dhoma e qarkut duhet të jetë “ombrella” e të gjitha bizneseve operuese në territorin e tij, sikundër Bashkimi i Dhomave ombrella” e të gjitha bizneseve operuese në territorin shqiptar.
– Ngrihet roli dhe të fuqizohet figura e Bashkimit të Dhomave si “interface” e sipërmarrjes shqiptare në marrëdhëniet e saj me tregun global. Sipas z. Xhavara, “anëtarësia e detyrueshme parashikohet të prekë jo më shumë se 1/5 e totalit të bizneseve, kryesisht kategorinë “Biznesi i Madh”, e cila është shtresa më e pasur e shoqërisë shqiptare. Sigurisht, duhet që të garantojmë caktimin e kontributeve në një masë të arsyeshme dhe aspak të ngjashme me një taksë të rëndë si dhe përdorimin me efektivitet dhe efiçencë të parasë së biznesi. Ndërkohë, mund të ndodhë që të humbim disa pikë në listën e “Doing Business” të Bankës Botërore. Por, kompensimi do të ishte tepër i dukshëm: një sistem mjaft i dobishëm për sipërmarrjen në Shqipëri!”
Diskutimet e antarëve të Komisionit diskutuan gjatë, në të shumtën “pro” kthimit të antarsimit të detyruar. Tipik ishte ndërhyrja e z. G. Ruli, i cili bëri një autokritikë për heqjen e antarsimit të detyruar në vitin 2008. Në mbyllje, Kryetari i Komisionit, z. E. Shalsi, u shpreh në favor të projekt-ligjit, duke theksuar përmirësimin akoma të tij në drejtim të fuqizimit të dhomave të tregtisë, por edhe të garancisë si të shërbimeve cilësore, ashtu dhe manaxhimit financiar .

Shpërndaje këtë lajm
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin