Dinamika e jetës biznesore në Durrës

Dinamika e jetës biznesore në Durrës
2 Gazeta T&I Durrës Nr 20

Prej më shumë se 9 vitesh funksionon pranë Dhomës sporteli i QKB. Me tre nëpunës tepër të kualifikuar, ai performon tashmë si një One-Stop-Shop alternativ i plotë, me shërbime të standarteve europiane në mbështetje të dinamikës së jetës shoqërore të biznesit operues në territorin e Qarkut Durrës. Aplikimet e shumta të biznesit në këtë sportel, edhe gjatë vitit 2017, dëshmojnë se nevojat për këto shërbime administrative mbeten akoma të domosdoshme për biznesin operues në vendin tonë. Në të vërtetë, jeta shoqërore e bizneseve është mjaft e pasur me ato që ndodhin brenda strukturës së tyre. Kjo kuptohet nga volumi dhe larmia e 600 aplikimeve  në muaj për: regjistrim fillestar si person fizik apo shoqëri tregtare (shpk, sha, shkk, etj), degë apo zyra përfaqësimi të shoqërive të huaja; ekstrakt i thjeshtë apo historik; ndryshime të çdo lloji, si të aktivitetit apo objektit të veprimtarisë, të ortakëve, administratorit, të selisë, zmadhim apo zvogëlim kapitali, nipte sekondare, shndërrim i shoqërisë nga shpk në sha dhe anasjelltas, pezullim, e plot të tilla si këto; çrregjistrim i personit fizik apo dhe i shoqërisë dhe shumë aplikime të tjera.
Sporteli i QKB pranë Dhomës, me të gjitha shërbimet njësoj si në qendër, mundëson  edhe apelimet, aplikimet e reja, tërheqjet, revokimet, ndryshimet, etj, për të gjitha kategoritë e lejeve dhe liçensave. Vlen të shënojmë që pranë tij kryhen shumica dërrmuese e aplikimeve të tilla për Bashkinë Durrës, rreth 52 aplikime në muaj.
Pasqyrat në vijim dëshmojnë volumin dhe larminë e madhe të aplikimeve të kryera gjatë vitit 2017 nga sporteli alternativ i QKB, që funksionon pranë Dhomës.

Nga ana tjetër, performanca e sportelit na jep informacione të dobishme për dinamikën e zhvillimeve biznesore në territorin e Qarkut tonë.  Mësojmë se gjate ketij viti vetëm  pranë tij janë hapur 355 biznese të reja, shumica rreth 80% në shërbime dhe tregti, industri 10%, si dhe 10% në sektorët e tjerë transport, turizëm, bujqësi, etj. Pra, kemi një tendencë të rritjes së numrit në Qark sipas sportelit tonë.
Sporteli alternativ i Dhomës ofron tashmë konsulencë të plotë për hapjen e një biznesi, me zgjedhjen e formës ligjore, me proçedurën e rregjistrimit, përgatitjen e dokumentacionit si dhe informacionin mbi paketën fiskale kombëtare e vendore. Ky shërbim lehtësohet edhe nga shpërrndarja e broshurës « Biznesi Juaj » për të gjithë bizneset fillestare. Shërbime plotësuese të konsulencës  janë edhe hartimi i  Statuteve tip për Shpk dhe Sha (shqip, italisht dhe anglisht), me kosto më ulët se tregu. Gjate vitit 2017 janë përgatitur pranë Dhomës 26 statute, nga të cilët 14 me ortakë të huaj dhe 12 me ortakë shqiptarë.
Shifrat e cituara më lart i japin të drejtë Dhomës t’i konsiderojë këto shërbime jo vetëm bazike, por edhe lehtësim i të bërit biznes, me kohë më të shkurtër dhe me më pak kosto. Për më tepër, sporteli krijon kontakte direkte me përfaqësuesit e bizneseve, pra edhe mundësinë për të njohur më mirë problemet kryesore të performancës së tyre.

PaketaDinamika e jetes shoqërore

Dhoma ka riformatuar sërish portofolin e shërbimeve të saj në 5 Paketa të mëdha, në mbështetje të një performance më efektive dhe më efiçente për biznesin. Në veçanti, Tregtia Ndërkombëtare është konceptuar e ndarë në 5 nënpaketa të tjera. Paketat përfshijnë mjaft shërbime të reja të standardit të atyre që ofrojnë Dhomat Europiane.

Në vijim Paketa “ Dinamika e jetës shoqërore„


 

Shpërndaje këtë lajm
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin