Financat, lehtësime burokratike me anë të sherbimeve të reja online

Financat, lehtësime burokratike me anë të sherbimeve të reja online
3 Gazeta T&I Durrës Nr 19

Sikurse është informuar edhe sipërmarrja shqiptare dhe e huaj në Republikën e Shqipërisë, duke filluar nga 1 tetori, në bazë të Urdhërit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 101/1 “Për ofrimin e dokumenteve online”, 13 dokumente nuk kërkohen më nga qytetarët apo sipërmarrja, për asnjë shërbim të ofruar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) dhe institucionet e saj të varësisë. Këto dokumente gjenerohen nga zyrat përkatëse të ofrimit të shërbimeve përmes platformës elektronike e-Albania ose nëpërmjet ndërveprimit dhe komunikimit mes institucioneve.
Në fazën e dytë të reformës, zyrtarët e MFE-së po avancojnë në dy korsi paralele, së pari reduktimin e numrit të lejeve, licensave dhe autorizimeve, të cilat përbëjnë mbirregullim të tregut, (për të cilat është përgatitur tashmë paketa e plotë e ndryshimeve ligjore) dhe së dyti, në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), po punojnë për ofrimin e shërbimeve të reja online, që përfshijnë pagesat elektronike në tatime, autorizime të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, leje të punës dhe vërtetime të zyrave të punës etj”. Lajmin e bën të ditur Ministri Ahmetaj në një letër dërguar biznesit.
Ministri shton se brenda janarit, një sërë shërbimesh të reja të rëndësishme për sipërmarrjen do të lehtësohen në tatime e dogana. Ja cilat janë:
1-      Nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave:
Katër autorizime të rëndësishme të regjimeve doganore do të ofrohen online:

  • Autorizim për Regjim të Lejimit të Përkohshëm me Përjashtim të Pjesshëm
  • Autorizim për Regjim të Përpunimit Pasiv (RPP)
  • Autorizim për Regjim të Magazinimit Doganor
  • Autorizim për Regjim të Përpunimit Aktiv (RPA)

Tre procese të rëndësishme në kërkesat e subjekteve pranë DPD-së lidhur me produktet e akcizës, do të ofrohen online:

  • Porosi pulla fiskale për produktet e akcizës
  • Modifikim profili në sistemin Sicpatrace, shtesë furnitori
  • Modifikim profili në sistemin Sicpatrace, shtesë kategorie produkti të akcizës
  • Çertifikimi elektronik i dokumentacionit nga ana e Agjensive Doganore për llogari të operatorëve ekonomikë, duke shmangur dorëzimin e tyre pranë Degëve Doganore, pra duke kaluar në një sistem doganor “paperless”.
  • Lehtësim i procedurave doganore nga ana e operatorëve ekonomikë duke shtuar kategorinë e përfituesve në kanalin “jeshil”.
  • Lehtësim i qarkullimit të mallrave nëpër pikat doganore për operatorët ekonomikë – duke prezantuar për herë të parë kategorizimin e kanalit “blu”- ushtrim i kontrollit dokumentar duke liruar në mënyrë automatike (brenda 20 minutave) mallrat në qarkullim të lirë.
  • Ngritja e një sistemi të vlerësimit qendror pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave- për vlerësimin e deklaratave doganore elektronike në sistem për të gjithë ato raste që janë kategorizuar në kanalin e “ kuq” dhe kanalin e “verdhë”.

2-      Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 13 shërbime pagesash do të ofrohen online:

  • Pagesa online e taksës së TVSH të biznesit
  • Pagesa online e tatim fitimit të biznesit
  • Pagesa online e tatimit të lojrave të fatit të biznesit
  • Pagesa online e tatimit mbi të ardhurat personale
  • Pagesa online e rentës minerare të subjektit
  • Pagesa online e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit
  • Pagesa online e taksave kombëtare
  • Pagesa online e tarifave kombëtare
  • Pagesa online e tatimit të mbajtur në burim
  • Pagesa online e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga biznesi
  • Detyrimet globale
  • Pagesa online e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi nga biznesi
  • Pagesa online e tatimit mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël