Bujqësia si siguri ushqimore, por edhe si siguri kombëtare (1)

Bujqësia si siguri ushqimore, por edhe si siguri kombëtare (1)
1 Gazeta T&I Durrës Nr 19

“Kolapsi  i bujqësisë shqiptare në fillim të viteve ‘90 vazhdon të na mundojë  deri në ditët e sotme”.
Kështu e nis parashtrimin e tij mbi reformat në bujqësinë shqiptare Prof. Ass. Dr. Enver Isufi. Më tej, ai vazhdon të mbrojë tezën e mësipërme të tij me argumenta:
“Tani që kemi kaluar mbi 25 vite nga shpërbërja e ekonomisë bujqësore të çentralizuar dhe nga fillimi i organizimit të bujqësisë private sipas parimeve të ekonomisë së tregut të lirë, jemi më të qartë që çfarë “aksidentesh” kemi lënë pas në bujqësi. Tani pas 25 viteve nga ajo kohë  kemi më shumë prova për atë nxitje çuditërisht “të organizuar” për të shkatërruar asetet që trashëgoi bujqësia. Në emër të vuajtjeve, gjatë viteve të sistemit komunist bujqësia ishte organizuar në sistemin e kooperativizmit. Sistemi kooperativist merte parasysh vetëm shtimin e prodhimit, por nuk merte parasysh interesat e njerzëve që punonin në këto bashkësi të mëdha kolektive. Ndonëse prodhimi rritej, të ardhurat e punonjësëve të bujqësisë paksoheshin. Pra, u zhduk konkurenca, meritokracia  në prodhim dhe  në zotësinë profesionale. Barazia  në shpërndarjen e të ardhurave thau çdo shpresë për motivim. Bujqësia fuksiononte si një varkë që përdorte vetëm lopatën e prodhimit dhe kjo e çorientoi drejtimin e saj dhe e shmangu nga rruga e drejtë e progresit  dhe novacionit. Kësaj gjendje të brendëshme  i duhet shtuar edhe embargoja  e jashtme   e furnizimit me inpute  dhe për pasojë bujqësia  u ndodh para një kolapsi pikërisht  në vitet 1990. Natyrisht, rënia nuk erdhi për një vit, sepse rënia e bujqësisë kishte vite që kishte filluar. Bazuar në këtë situatë ishte shumë i drejtë veprimi për të bërë reforma të mëdha, ku thelbi ishte kalimi  në bujqësinë private. Ajo që duhet analizuar janë metodat, rrugët, praktikat që u përdorën për realizimin e reformës. Vlera  e kësaj analize është që të mësojmë nga gabimet  dhe nxitimet  dhe të mos i përsërisim, kur  të kryejmë reforma të tjerat.
Metodat që zgjodhi Shqipëria ishin kaq të gabuara, saqë ende edhe sot ne nuk po e shijojmë epërsinë  e madhe që ka sistemi i ekonomisë  së tregut ndaj sistemit të bujqësisë së çentralizuar.
Duke folur në mënyrë figurative, nëse çdo degë të ekonomisë  do ta quanim një makinë  dhe vendkthesën do ta quanim një rrethore (rotondë) kryqëzimi, kthimi i makinës për në destinacion ka dy mundësi: ose ta marësh kthesën ngadalë deri sa të futesh në drejtimin e duhur, ose ta  me shpejtësi të madhe sa ta kthesh makinën më rrota përpjetë. Makinat tona të reformave ekonomike  e morën kthesën në rrethoren e kryqëzimit  me agresivitet kaq të madh, me një oreks se kush e kush të futet i pari në korsi, saqë  të gjithë makinat  u përplasën me njëra tjetrën  dhe bëmë aksidente të mëdha historike. Aksidente shkaktoi “makina”  e bujqësisë, e indushtrisë, e pronave, e mjedisit, e menaxhimit të territorit, e menaxhimit  të burimeve njerëzore, makina e ushtrisë, e burimeve nëntoksore,  e tjerë,  e tjerë.
Këto aksidente nga  reformat e nxituara  shkatërruan  në bujqësi  të gjitha asetet  e ndërtuara mirë  në dekada. Ajo bazë materiale dhe ato burime njerzore kanë qenë me kaq vlera të mëdha, saqë  ne ende nuk po i rindërtojmë, ose  edhe aty, ky kemi rindërtuar diçka, kosto  ka qënë shumë herë  më  e lartë nga sa nevoitet normalisht.
Pejsazhi i bujqësisë tonë ishte pejsazh që sot e shikojmë kudo në Europë. Parcelimet  e tokës me parcela 10 hektarëshe, kanale kullimi që ngjasonin me lumejtë, sistemi i ujitjes që e shoqëronte kullimin, kullimet me mjete mekanike të fuqishme si hidrovoret, ndërtimi i 600 rezervuarëve për ujitje në të gjithë vendin, të cilët të gjithë së bashku formonin një “det  më ujë” në dobi të bujqësisë, peshkimit, ekologjisë, biodiversitetit dhe mjedisit në përgjithësi. Industria përpunuese  ishte e shtrirë në të gjithë vendin. Biodiversiteti i kultivuar ishte shumë më i pasur se sa sot. Pyjet dhe lagunat ishin pjesë e rëndësishme e ekonomisë, ekologjisë, mjedisit dhe biodiversitetit shqiptar. Fati i pyjeve tashmë dihet. Kujtojmë perlën ekologjike, Lurën, e cila sot ka pamjen e vidioklipit të këngës së Majkëll Xhekson, këngë që i detikohet shkatërrimit të pyjeve dhe mjedisit në botë. Në emër të mosefektivitetit, u hoq dorë nga shumë bimë bujqësore si duhani, orizi, pambuku, soja, luledielli, etj. Nga heqja dorë nga këto bimë, Shqipëria humbi rreth 300 mijë vende pune. Me vdekjen e këtyre bimëve, vdiq prodhimi, industria e përpunimit, marketingu, përvoja e praktikave të prodhimit  dhe përvoja shkencore, eksporti, etj. Largimi i forcave të punës për në vendet e tjera nuk kompensohet nga diferencat e çmimeve mes produkteve vendase me ato të importuara. Vlera  e kësaj fuqie puntore  dhe shkencore  është  shumë herë më e madhe se humbjet që mund të kemi nga  diferencat mes çmimeve të produkteve  të vendit  dhe atyre të importuara.
U dëmtua rëndë përgaditja e studentëve të bujqësisë dhe nxënesve të shkollave të mesme bujqësore. Kulmi i shkatërrimit arriti me djegjen e bibliotekës shkencore të Universitetit të Bujqësisë Kamëz, 20 vite më parë.
Dhjetra shkolla bujqësore për edukimin profesional, 18 institucione shkencore në dobi të bujqësisë, pyjeve, kullotave, shëndetit dhe të ushqyerit të kafshëve, fakultete e katedra të Universitetit Bujqësor me studentë që ishin në gjendje të drejtonin prodhimin e shkencën bujqësore, etj, etj. Këto asete, kjo infrastrukturë u dëmtua edhe moralisht, sepse u larguan me dhunë ekspertët më të mirë, në të gjitha fushat teknike.
Një ndikim negativ pati edhe ligji jo i menduar mirë  i ndarjes  së tokës. Ndoshta nuk mundej të kishim një ligj perfekt, ku toka t’u jepej plotësisht ish pronarëve, por megjithë ndryshimet e mëdha demografike, mund të ishin gjetur formula më të drejta  të rishpërndarjes së tokës. Nga njëra legjislaturë tek tjera diçka përmirësohet, por tashmë dëmi në keqmenaxhimin e tokës bujqësore është bërë. Fushat e prodhimit  janë kthyer  në lagje banimi, duke u shoqëruar  edhe me shkatërrimin e infrastrukturës së parcelimit, të ujitjes dhe kullimit”.
Për të ironizuar çfarë u bë keq me bujqësinë, zoti Isufi vazhdon me një anekdotë shqiptare: “Në vepruam si i zoti, i cili i rrihte gomarin e tij me shkop e me litar, pse ai kishte ngecur në baltë. Gomari i tha të zotit: Të lutem shumë më nxjerr nga balta, pastaj më rrih, nuk e shikon që balta po më mbyt”? Dhe më tej: “Populli na mëson që peri i ngatërruar zgjidhet me ngadalë, por Shqipëria  nga brenda e nga jasht vendit u nxit ta zgidhte sa më shpejt lëmshin. Si pasojë e këtij nxitimi  në atë kohë, kur bujqësia ishte dobësuar, shkatërrimi eci aq shpejt, sa që edhe sot nuk e kemi gjetur udhën e vërtetë që  ta zgjithim këtë lëmsh. U bë me dashje  apo pa dashje kjo nxitje, kjo është një çeshtje e historisë, por shqetësues është fakti se miqtë tanë nga pesë kontinentet me gjithë dashamirësinë e tyre, nuk po na fusin dot në  rrugën e një shoqërie  të qetë, e një ekonomie  të harmonizuar, e një mjedisi që të kesh dëshirë për të jetuar dhe për ta parë. Prirja  e rinisë për t’u larguar nga Shqipëria edhe sot është e frikëshme. Lëmshi i reformave të gabuara që u bënë qysh në fillim, ka krijuar bindjen e gabuar tek të rijtë se ky lëmsh nuk do të zgjidhet për një kohë të gjatë. Rreth 40 % e sipërfaqes tokës sot është e papërdorur dhe e lënë e papunuar, pjesa tjetër e coptuar nuk mer akoma një prodhim që merte dikur. Dobësimin e bujqësisë  e shoqëroi rënia  e prodhimit  në mineralet si kromi, bakri, nafta, etj. Është ende  e pakuptueshme  pse bujqësia  e blen më shtrejtë naftën se sa vendet e tjera ballkanike që nuk prodhojnë aq naftë për frymë se sa prodhon Shqipëria ?! Çmimi lartë i naftës është shkaku kryesor që toka  e papërdorur është ende shumë e lartë sikundër edhe volumi i importit të ushqimeve bujqësore dhe blegtorale është ende shumë i lartë. Pranohet që bujqësia jep rreth 18-20 % të GDP-së, kurse asaj i jepet një buxhet vetëm sa 2 % e GDP-së”.
Shqetësimin e tij për reformat e  nxituara me dashje, zoti Isufi  e ka shprehur në botimet  e tija, në  shumë vjersha. Ja  dy prej tyre:

Reformat
Jeta rrjedh si çezmë pa pushim
Reformat janë enët nën çezmat e jetës
Ndërrimi i enëve nën çezma në kohë dhe hapsirë
Provon nëse reforma ishte e keqe ose e mirë
Reformat janë si syzet optike
Numri i madh të shqetëson
Me numrin e vogël nuk shikon
Mos blini syze pa u vizituar
Mos bëni reforma pa i studiuar.

 

Rezervuari  dhe Pusi
Rezervuari  i madh  i mbushur  me ujë
Që vetëm i hapin saraçineskën
Dhe ujin e lëmë të  iki  në drejtim të paditur
Të mos mendojmë  se   bimët i kemi ujitur
Kur marim  ujë nga  një pus
Dhe ujisim   bimët me sistemin  me pika
Që bimët  do mirërriten dhe do prodhojnë
S’ka  pse  të na zënjë frika.
Këtë lloj mësimi  e kemi marë
Nga libri “MIRE-MENAXHIMI”
Në këtë libër është një citat i artë
“Në një menaxhim të mbarë, pusi e mund një rezervuar”

Vijimi i shtjellimit të Prof. Ass. Dr. Enver Isufi thekson edhe njëherë dëmet që ka pësuar bujqësia jonë nga teformat e para:
“Vërtetë Shqipëria kishte një rezervuar me probleme, por këto nuk u paksuan, kur hapëm rezervuarin e problemeve. Ne nuk i kishim bërë në kanalet (ligjet), kur u thamë njerzëve: – Para partizanë, shkoni ku të doni, ndërtoni ku të doni! Të gjithë i kujtojmë parrullat e kësaj kohe. Nuk na duhen specialistë bujqësie, secili e ndërton vetë punën e vet, nuk na duhen shkollat bujqësore, secili ka mend vetë në ekonominë  e tregut. Nuk prish punë nëse zapton pronën e tjetrit, je i lirë të  ndërtosh në mes të fushave, në mes të kanaleve kryesore kullues ose vaditës, mund të ndrrosh destinacionin e tokave, destinacionin e ndërtesëve (psh Institutin e tokave  e çvendosi Dogana, Institutin e Mbrojtjes  së Bimëve  e çvendosi Policia, Institutin e perimeve  e çvendosi Aluizni,  etj, etj. Politikanët nëpër fushatat elektorale thërrisnin me parrulla të parashkruara: – Kaq  e lehtë do të jetë, sa që ju “do shisni një viç dhe do blini një traktor” të tjerë thonin – Merrini lopët nga stallat se janë tuajat.  Pushtoni magazinat e zyrat e shtetit për banesa se janë tuajat. Bujqësia u përdhuna si nga ana morale, sepse tokën e pronarëve  e zaptuan me pa të drejtë të tjerë persona, fizikisht u dëmtua, sepse  u shkatërrua parcelimi  dhe sistemet e ujitjes  e kullimit, tëcilat, për hir të së vërtetës, ishin gati përfekte. Kjo frymë shkaktrrimtare u shtri edhe në  institucionet shkencore, Universitetin Bujqësor, zyrat e statistikave, tek specialistët më të mirë të bujqësisë, etj, etj. Shqipëria shkatërroi biodiversitetin e kultivuar, duke hequr dorë nga shumë bimë, si duhani, orizi, luledielli, panxharsheqeri, pambuku, soja.Vdekja  e këtyre bimëve vdiq rreth 300 mijë forca pune  që ishin përshirë  në prodhim, shkencë, marketing  brenda  dhe jashtë vendit. Pra, vdiq  një përvojë  e madhe. Komunizmi nuk kishte bërë më  shumë dëme  se sa një përmbytje, se sa një tajfun apo se sa një tërmet 9 ballësh. Në këto aksidente natyrore njerëzit mobilizohen për ta zgjithur problemin dhe jo për të rrëmbyer. Kjo ndodh kështu, sepse në këto aksidente natyrore nuk ka nxitje për shkatërrim, por ka solidaritet për rindërtim. Për këtë periudhë do shkruhen libra e do bëhen filma, por kjo ka pak rëndësi para nevojës së sotme për rimëkëmbjen e bujqësisë, industrisë së përpunimit, rindërtimit të sistemeve të ujitjes e kullimit, riorganizimin e institucioneve shkencore, ngritjes  së kanaleve të marketingut, etj,  etj. “

Më në fund diçka optimiste vjen nga zoti Isufi: Në vitin 2010 e më pas subvencionet në bujqësi filluan të rriten, sipërfaqia e serrave, vreshtave, ullishteve, agrumeve u rrit dhe si pasojë e rritjes së përvitëshme të sipërfaqeve të serrave, prodhimi i vendit është rritur shumë  dhe eksporti është shtuar nga viti në vit. Mund të themi se bujqësia  ka marë  nje farë kthese. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore  në zonat rurale, përmirësimi i infrasrukturës së kullimit e ujitjes, shtimi i mekanikës bujqësore, organizimi  relativisht i mirë  i rrjetit të tregëtimit të inputeve bujqësore (plehra, produkte të mbrojtjes së  bimëve, mjete për ujitjen, etj) kanë shtuar prodhimin bujqësor vendas. Edhe  infrastruktura e marketingut, si pikat e grumbullimit të produkteve bujqësore kanë nxitur prodhimin vendas. Një situatë diçka më optimiste kanë krijuar investimet në përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale si shtimi i baxhove, fabrikave të vajitapo i fabrikave të verës me standarte të mira. Edhe kapaciteti i mjedisëve  freskuese  dhe frigoriferike është shtuar. Vetëm prodhimi i vezëve ka vite që i plotëson nevojat e vendit, madje  edhe eksportohet. Vendimet e Qeverisë  për ndalimin   për disa vite të prerjeve  në pyje  dhe gjuetisë së kafshëve  dhe shpendëve ka filluar ringjalljen e florës dhe faunës në vendin tonë. Ndonëse këto vemdime të Qeverisë  kanë ende dobësi në zbatim, censusi i fundit vërteton se kthesa  ka filluar për mirë. Një gjallërim të dukëshëm këto  6-7 vitet  e fundit ka ndjerë edhe agroturimi, turizmi ekologjik, faunistik, si dhe sportet e ujit dhe të skive. Kulinaria është nga veprimtaritë që ka njohur më shumë zhvillime pozitive. Sot kudo në Shqipëri kemi restorante, shtëpi pritje, hane pritëse për turistët vendas  dhe të huaj. Mund të thuhet madje se bumi turistik, agroturistik, turizmi kulturor, turizmi ekologjik është më i fuqishëm se sa kapacitetet tona për të përballuar këto flukes  në rritje. Situatat e mësipërme i kujtuam, sepse nëse  duam të vazdhojmë shëndetësimin e bujqësisë na duhet të bashkojmë idetë, mendimet, por edhe fondet. Duhet pranuar  se 6-7 vitet  e fundit pesha  e bujqësisë në ekonomi është rritur. Prodhimi i vendit është rritur nga viti në vit, eksporti është rritur nga viti në vit. Ndërgjegjësimi i politikës se bujqësia  është dega bazë  e ekonomisë sonë është rritur nga legjislatura  në legjislaturë. Pranohet se bujqësia jep rreth 20 % të produktit kombëtarë bruto (GDP), por bujqësisë  i jepet rreth 2% të të GDP-së. Në këtë kuptim, prodhesit në bujqësinë private janë pak a shumë në të njejtat kushte  si në sistemin e kooperativizmit socialist. Edhe në atë kohë bujqësia jepte shumë, por pagat e fshatarsinë  ishin në kufijtë  e mbijetesës. Sot, në biznesin bujqësor janë të pakët fermerët dhe përpunuesit që janë të kënaqur me fitimet e tyre. Nëse  do  të bëhet një analizë ekonomike e fitimeve në fermë, do bindemi që bujqësia dhe bujku është nën stres të madh ekonomiko-social. Pra, pak biznese bujqësore janë të shëndoshë  nga ana financiare. Shkaqet  janë të shumta, si strukturore, teknike, shkencore, të marketingut,  etj.“

Për ta mbyllur këtë pjesë të parë të bisedës me zotin Isufi, po sjellim një vjershë tjetër të tij

Me avion Rinas –Vjenë
Kur  ngrihesh  në lartësitë  e qiellit shqiptar
Shikon kufijtë e parcelave të dikurshme
si tapete  të gjërë  dhe të gjatë
Vitet  e fundit janë prerë  në feta
Si domatja që pritet për sallatë
Shtëpitë  e bukura me mure të bardha
Dhe me çati të kuqe  si rrasat
Të shpërndara  kudo kuturu
Ashtu si  nga qielli zogjtë  lëshojnë  gëlasat.

 

Vetëm pas një ore fluturim
Nga dritarja avionit  shfaqet pejsazi  i Vjenës
Zonat rulale  dhe zonat urbane  kudo
Si një pikturë  e dizenjuar.
Në  këto  momente mu kujtua  një citat
në një universitet  të Gjermanisë
“Nëse  nuk përballojmë kuadratet e
ngushta   të  rregullsisë, nuk do ti shijojmë
kurrë   hapësirat  e lirisë”

(vijon në numrin e ardhëshëm)