Dy projekte kushtuar dy tipeve të reja të turizmit, atij të sektorit të jahteve dhe atij të peshkimit turistik po mbështeten tashmë në Durrës nga programi Interreg Med i Bashkimit Europian.
Projekti i parë, i titulluar iBLUE, po zbatohet nga Dhoma e tregtisë dhe Industrisë Durrës, me partnerë nga Italia, Kroacia (2), Franca, Spanja (2), Greqia (2), Qipro, Sllovenia(1) dhe Portugalia (1).
Projekti do të fokusohet në zhvillimin e sektorit te yahteve, i cili është një treg me një elasticitet të lartë të të ardhurave qe krijon, pasi në të përfshihen edhe aktivitete argëtimi dhe rekreacioni. Aktivitetet kryesore në mënyrë të përmbledhur të projektit do të jenë:
1. Hartimi i zinxhirit të vlerës së sektorit të jahtve, në sajë të identifikimit të aktorëve në të gjitha nivelet (furnizuesit e nivelit të parë dhe të dytë, prodhuesit, ofruesit e shërbimeve, konsumatorët)
2. Hulumtimi i praktikave më të mira për çdo rajon të përfshirë duke marre në kosnsideratë çështjet baze të qëndrueshmërisë (ekonomike, sociale dhe mjedisore)
3. Hulumtimi i praktikave më të mira për secilin nivel të zinxhirit të vleres (furnizuesit e nivelit të parë dhe të dytë, prodhuesit, ofruesit e shërbimeve, konsumatorët), duke identifikuar aktorët për secilin nivel që realizojne modele të suksesëshme biznesi, duke marrë parasysh tre fushat e qëndrueshmërisë (ekonomike, sociale dhe mjedisore);
4. Transferimi i praktikave më të mira tek aktorët e tjerë të sektorit që mbështesin Modelin e Biznesit te tyre, rikonfigurimin dhe ofrimin e aktiviteteve trajnuese të synuara;
5. Përcaktimi i nje seti të rekomandimeve për politikëbërësit, për të mbështetur adoptimin dhe integrimin e praktikave më të mira në vendet anetare si një rritje tërësore të sistemit të inovacionit në sektorin e jahteve.
Shqiperia ka sot vetëm një port (marinas) për jahte në Orikum, por ka potenciale te mëdha për të zhvilluar këtë sektor. Në bregdetin tonë egzistojnë gjire natyrale, ku me kosto shumë të ulët mund të ndërtohen me konçesion afro 10 porte jahtesh, në distancë rreth çdo 20 km vijë bregdetare ndërmjet tyre. Po ashtu, projekti danez për portin e peshkimit parshikonte që në perëndim të tij deri tek pista të ndërtohej një port jahtesh, i ngjashëm me atë në Portoroz (Slloveni)
Dhoma, si implementuese për Shqipërinë në këtë projekt, ka marrë përsipër të kordinojë punën me aktoret lokalë, si: Ministria e Infrastruktures dhe Energjisë, Ministria e Turizmit dhe Bujqësisë, Ministria e Ekonomise dhe Financave, Agjensia Kombëtare e Turizmit, Agjensia Kombëtare e Bregdetit, Bashkina Durrës, Regjistri Detar Kombëtar, Kapiteneria e Porteve dhe sigurisht të gjithë pronarët e jahteve. Një sfidë e Dhomës do të jetë eventi “Perspektiva të zhvillimit të sektorit të jahteve në Shqipëri”, i cili do të organizohet në prill të vitit të ardhëshëm. Ky event i prill 2018 synon të bashkojë stakeholderat vendas me specialistët e partnerëve europianë, për të shkëmbyer si praktikat më të mira në portet e jahteve, ashtu dhe mundësinë e zgjedhjes së kuadrit ligjor më të përshtatëshëm për vendin tonë. Ky kontribut, si objektiv, do të ishte sigurisht edhe një vlerë e re e shtuar e projektit iBLUE.
Projekti i dytë, i titulluar Tourismed, po zbatohet nga Bashkia Durrës me partnerë nga vende të Mesdheut, si Italia (4), Greqia (1), Qipro (2), Franca (2) dhe Spanja (1). Projekti ka për qëllim të promovojë një model të ri të turizmit të peshkimit që i përshtatet nevojave të territoreve bregdetare të vendeve partnere. Në fakt, të gjitha këto vende kanë përpara sfidën për të gjetur zgjidhje të reja për probleme të ngjashme, nga konsumi progresiv i burimeve të lidhura me detin deri te degradimi detar dhe zvogëlimi i numrit të turistëve. Si një përgjigje, objektivi i projektit është promovimi i turizmit të peshkimit si një praktikë e turizmit të qendrueshëm bregdetar dhe detar në vendet e Mesdheut. Bashkia me partnerët nga vendet e BE-së janë bashkuar për zhvillimin, testimin dhe transferimin e një modeli biznesi të turizmit të peshkimit (bespoke) në territoret bregdetare të rajonit të Mesdheut, si një mënyrë për të promovuar një qasje të qëndrueshme të turizmit, duke nxitur kështu ruajtjen e ekosistemit detar dhe të kulturës tradicionale të peshkimit. Modeli ‘bespoke’ i biznesit, i cili do të përfshijë peshkatarët si dhe operatorët e industrisë së turizmit, do të promovohet nëpërmjet sesioneve trajnuese si dhe një platforme inovative online. Gjithashtu, gjatë zbatimit të këtij projekti, do të realizohet transferimi i modelit të biznesit të turizmit të peshkimit në rajonin e Mesdheut, krijimi i sinergjisë midis autoriteteve publike, operatoreve turistike dhe sektorit të turizmit të peshkimit, promovimi dhe zbatimi i modelit të biznesit të turizmit të peshkimit me mjete inovative midis ofertave të shërbimive konsultative falas nga web-site i projektit.
Për më tepër, nëpërmjet zbatimit të këtij Projekti, synohet të sigurohet qëndrueshmëri në 3 nivele:
1. Qëndrueshmëri mjedisore: Metodat artizanale të peshkimit ndihmojnë për të ruajtur habitatin detar, pasi nuk shkaktojnë dëmtim të përhershëm të shtratit të detit
2. Qëndrueshmëri sociale: Turizmi i peshkimit promovon trashëgiminë detare kulturore të Mesdheut, produktet lokale të peshkimit dhe traditat. Gjithashtu, turizmi i peshkimit mund të lidhë turistët me komunitetet lokale, duke ofruar një përvojë të vlefshme si për klientët ashtu dhe për operatorët;
3. Qëndrueshmëri ekonomike: Turizmi i peshkimit mund të përmirësojë gjendjen ekonomike të komuniteteve të peshkimit në zonën e Mesdheut. Kjo praktikë do të pasurojë gjithnjë e më shumë ofertat (iteneraret) turistike, do të nxisë valorizimin e produkteve lokale të detit si dhe do të mundësojë burime të reja të të ardhurave për peshkatarët në shtetet e Mesdheut.
Siç shprehet stafi zbatues; “me TOURISMED, po zgjedhim anijet e peshkatarëve dhe operatorët e turizmit për t’i përfshirë ato në një test pilot që promovon turizmin e peshkimit brenda paketave të udhëtimit. Gjatë këtyre udhëtimeve pilote (të provës), ne vlerësojmë që të marim në bord deri në 160 turistë në çdo vend, në përputhje me të gjitha masat e sigurisë së lundrimit, imbarkimit të pasagjerëve si dhe shërbimeve të tjera. Udhëtimi përfshin:
1) Prezantimin me zonën e peshkimit, ekosistemin detar dhe varietetet tipike të peshkut;
2) Demostrimin e teknikave të peshkimit;
3) Peshkimin;
4) Promovimin e konsumit të qëndrueshëm të peshkut lokal;
5) Aktivitete në kohën e lirë.
Dhe më tej:
“Ne po zjedhim hotelet lokale, hostel, njësitë akomoduese turistike për të marrë pjesë në promovimin e itinerarëve, nëpërmjet zgjerimit të ofertës turistike dhe shërbimeve të reja për klientët, me mundësinë për të bërë rezervime për klientët e tyre në udhëtimet e turizmit të peshkimit. Ne po zhvillojmë itinerare, strategji marketingu dhe shërbime për të vlerësuar efektivitetin e modelit të turizmit të peshkimit që mund të na ndihmojë për të përhapur një mënyrë inovative për të menduar dhe përdorur burimet bregdetare. Ky është një model ambicioz biznesi, sepse po synohet të testohet një experience ndryshe dhe unike turistike, e cila mund të ofrojë të ardhura shtesë për peshkatarët, si dhe një diversifikim të ofertës për operatorët turistikë, gjithçka me një ndikim të qëndrueshëm në burimet e peshkimit. Ne besojmë se një mënyrë e qëndrueshme dhe më e përgjegjshme për të jetuar në harmoni me detin, është e mundur. Nëse edhe ti beson, le të jemi së bashku për një ekonomi të re të peshkimit me Tourismed”.