Start up-s në qendër të vëmendjes

Start up-s  në qendër të vëmendjes
1 Gazeta T&I Durrës Nr 20

a) UAMD për start ups. Pas një pune të përkushtuar me rreth 50 grupe studentësh të vitit të parë, Departamenti i Marketingut i Fakultetit të Biznesit, pranë Universitetit “A. Mojsiu” Durrës organizoi konkursin “Fillo mendo për biznesin tënd”. Një seleksionim i kujdesëshëm nxorri në garë 10 grupet me idetë e biznesit, të cilësuara si më të mirat nga pedagogët tutorë të Departamentit. Ndonëse start ups (fillestarë), grupet e studentëve paraqitën një tufë idesh të larmishme dhe mjaft të guximshme, si:

Passionis, punime artizanale druri

e-UAMD, aplikacion IT

Easy Pos, program IT për manaxhim biznesi

Confisco, peshkim turistik

Metanoia, sera shkollore

Pro – Silk, rroba mëndafshi

Eco Adventures Albania, turizëm me biçikletë

Evolvin, karrige me smart device

Filmora, fermë eksporti të nuselalës

Special gift, produkte letre/kartoni të qendisura

 

Prezantimet e studentëve ishin vërtetë konçise, bile ndonjë prej tyre. me detaje të planit të marketigut. Prandaj, nuk ka qenë aspak e lehtë të caktoheshin fituesit. Megjithatë, duke u bazuar në kritere si ide novatore, biznes social, bëshmëria e idesë së biznesit, prodhim vendas, zhuria e kryesuar nga zoti A. Xhavara, shpalli si fitues:

Metanoia, me çmim të parë, me 50,000 lekë

Filmora, me çmim të dytë, me 30,000 lekë

Evolvin, me çmim të tretë, me 20, 000 lekë

Passionis, me një udhëtim në Dajt si grup, çmim special nga vetë Rektorja e UAMD, zonja K.Sotirovski.

Shënojmë se fondi i shpërblimeve për fituesit ishte ngritur nga vetë konkuruesit, të cilët sikur kishin vënë “bast” për fitoren e idesë së tyre të biznesit. Është hera e dytë që Dhoma ndjek nga afër konkursin studentor për start-ups. Prandaj, një vlerësim dhe mirënjohje i shkon patjetër zonjës A.Tartari, Dekane, zonjës O. Nexhipi, Shefe e Departamentit, që udhëhoqën pedagogët në mbështetjen e studentët në përpunimin e idevsë së biznesit.  Sigurisht, merita më e madhe i takon vetë studentëve, të cilët tashmë e kanë bërë tashmë të tyrin konkurimin si start-ups, me ide biznesi.

 

b) Sfida “IDEA”(“IDEA” Challenge). Një program i ri dhe i madh, i financuar nga Qeveria Gjermane po i vjen në ndihmë start-upsave shqiptarë. Pas një faze pilotimi në vitin 2016, ky program ofron një mundësi unike për 1.000 iniciativa të reja, për të rritur kompetencat e tyre sipërmarrëse dhe aftësitë e biznesit. Ai synon t’i ndihmojë ato të zhvillojnë grupin e nevojshëm të karakteristikave, për të gjeneruar ide dhe për të ofruar një plan biznesi përfundimtar dhe bindës. Ky projekt do të zhvillohet në dy vite, 2018-2019. Koha për aplikim ka filluar dhe zgjat deri me 15 shkurt 2018. Pjesë e projektit mund të jetë gjithësecili që ka nje ide, apo biznes jo më të vjetër se tre vjet, në çdo sektor të mundshëm. Ndryshe, sipërmarrës të rinj, apo ata që kanë një ide biznesi, mund të bëhen pjesë e projektit IDEA.
Jetona Myteveli, koordinatore e projektit IDEA, thekson se “IDEA ofron një paketë të plotë trajnimi në kompetenca dhe aftësi për biznes, tre muaj këshillim dhe dy muaj mentorim.” Myteveli thekson se, “Trajnimi realizohet përmes metodës CEFE. Kjo është një metodë interaktive trajnimi dhe me pjesëmarrje të lartë. Sipërmarrësit e rinj përmes eksperiencës gjatë ushtrimeve që sjellin situata biznesi dhe përmes refklektimit mbi përvojën e kaluar, zhvillojnë koncepte dhe alternativa për të adresuar sfidat në biznes’’.

 

 

 

 

Trajnimi në tre module, parashikon:

1) zhvillimin e aftësive bazike të sipërmarrësit,

2) zhvillimin e aftësive të avancuara dhe

3) këshillim e mentorim.

“Shumë informacione që dëgjoni mbi sipërmarrjen janë gabim. Sipërmarrja nuk është magjike, nuk është misterioze dhe nuk ka asnjë lidhje me genet. Ajo është një disiplinë dhe si çdo disiplinë, mund të mësohet.” thotë Peter Drucker, përfaqësues i projektit.

Projekti IDEA fton të rinjtë të bëhen pjesë e start up-eve inovative në Shqipëri që zhvillon kompetencat sipërmarrëse dhe aftësitë e biznesit, nga zhvillimi i karakteristikave të nevojshme, në gjenerimin e ideve dhe finalizimin e një plan-biznesi bindës.

Çfarë përfitohet?

  • 8 ditë trajnim plot gjallëri,
  • 3 muaj këshillim dhe 2 muaj mentorim.
  • Trajnimi argëtues dhe aktiv fillon në mars 2018
  • Finalistët do të kenë shansin të mbështeten me grant.
  • Aplikimi mund të bëhet në ëëë.idea.cefe.net, @ideaalbania

Si do të jetë trajnimi dhe këshillimi? CEFE është një metodologji trajnimi me pjesëmarrje shumë aktive dhe e orientuar drejt veprimeve, e përdorur në më shumë se 65 vende në mbarë botën. Ajo përfshin përvojë teorike dhe praktike përmes planifikimit, praktikimit dhe fillimit të një biznesi. CEFE vepron në Ballkan që 20 vjet më parë. Konkursi i planeve të biznesit IDEA është konceptuar si një garë. Për secilën fazë, përzgjidhen më të suksesshmit. Gjatë 2018, janë të ftuar të marrin pjesë 400 persona. Vetëm 40 finalistë do të prezantojnë planet e tyre të biznesit në fillim të dhjetorit 2018 para një jurie të pavarur.

Sa kushton? Trajnimi është pa pagesë. Dreka dhe pushimet e kafes janë të përfshira për të gjithë pjesëmarrësit gjatë trajnimeve. Nëse banoni larg vendeve të seminarit, do t’ju ofrohen falas akomodimi në hotel të thjeshtë dhe do ju rimbursohen  kostot e transportit.

Kush mund të aplikojë? Femra dhe meshkuj nga e gjithë Shqipëria që janë në fazat e hershme të aktivitetit të tyre sipërmarrës apo që kanë një biznes jo më të vjetër se 3 vjet dhe të cilin synojnë ta zgjerojnë, janë të ftuar të regjistrohen.

Për detaje vizitoni: www.idea.cefe.net. @ideaalbania

Etiketa: “CEFE”, GIZ, IDEA, Myteveli, Startup, Trajnim

Kuptohet që, një dinamikë pozitive e jetës shoqërore të biznesit në Shqipëri kërkon një numër më të madh biznesesh të reja se sa ato që mbyllen. Ndërkaq, projekti gjerman “Idea”mundëson nisjen e një biznesi të përgatitur, për të fituar vëmendjen dhe mbështetjen e çdo investitori apo partneri potencial.

Pse ne bëjmë Mentorim?

Per te përkrahur dhe inkurajuar sipërmarrësit e rinj për të menaxhuar të ardhmen e tyre në biznes, të mësuarit e sipermarrjes, për të maksimizuar shanset për sukses në biznes, për të zhvilluar aftësitë e tyre, për të përmirësuar performancën e tyre dhe për t’u rritur në biznes. Mentorimi ka të bëjë me mbështetjen e sipermarresve për t’u bërë më të vetëdijshëm, për të marrë përgjegjësinë në jetën e tyre dhe për t’i udhëhequr në drejtimin e duhur, në vend që t’i lihet shansit.

Mentorët potenciale në Shqipëri dhe përdorimi i konceptit

Ka mjaft sipërmarrës/mentorë të suksesshëm që veprojnë në sektorë të ndryshëm te ekonomise siç janë bujqësia, ICT, veshje, turizëm, blegtori, industri ushqimore, tregti, marketing, etj. Ata janë gati te ndajnë dhe ndihmojne sipermarresit e rinj në rrugën e tyre për t’u rritur në biznes, për shkak të një jetë te sukseshme të tyre në biznes, apo qoftë dhe të dështimeve.

Kush mund të shërbejnë si mentore për sipërmarrësit e rinj?

Pronarët ose bashkëpronarët, themeluesit e kompanisë, menaxherët e nivelit të lartë, persona me përvojë që janë të hapur për ide të reja, ndajnë dhe zgjerojnë rrjetin e biznesit dhe kërkojnë të zgjerojnë atë në vend dhe jashtë.

Angazhimi i mentorëve në projektin IDEA

40 mentorë të ftuar si mentorë/folës të ftuar në trainnimet me shkalle te gjere gjatë fundjavave, përmes një qasje jo të formalizuar marrëdhënie profesionale do të mbështesin sipermarresit e rinj te zbulojne/besojnë në vetëvete dhe stimulojne besim. Mentorët do të përqendrohen në krijimin e partneriteteve informale me ta.

Së pari, Projekti IDEA do të ftojë mentorët tju prezantojë projektin, fazat, sesionet e trajnimit, konkursin e planit të biznesit dhe të diskutojë me ta për mënyrën më të mirë të zbatimit të programit të mentorimit me sipërmarrës të rinj. Në fazën fillestare, Prill – Qershor të vitit 2018, mentoret do të ftohen në trainimet në fundjavë si folës të ftuar dhe në fazën e dytë në Shtator – Tetor 2018 në seancat speciale të quajtura “Njihuni me mentorët”. Qëllimi është të institucionalizohet/krijohet grupi i mentorëve sipas sektorëve, prejardhja e ekspertizës, gratë në biznes dhe sipas rajoneve.

Përfitimet e mentorimit për start ups

  • Mentorimi përmirëson aftësitë e komunikimit të sipërmarrësve të rinj dhe mësimin e perspektivave të reja
  • Mentorimi përfshin qasje individuale, përkrahje, inkurajim, këshillim dhe udhëzim nga njerëzit që “kanë bërë më parë” dhe janë të hapur për ta bërë këtë
  • Mentees raportojnë përfitimet e një perspektive të ndryshme
  • Mentorët dhe mentees mund të fitojnë njohuri për praktikat më të mira të biznesit
  • Procesi lejon mentorët dhe mentees të bëjnë lidhjet e dobishme të rrjeteve
  • Takimet e planifikuara të mentorëve dhe sipermarresve te rinj
  • Sesione/aktivitetete mujore të mentorimit të grupit
  • Sesione mentor dhe mentor (ballë për ballë)