Studentët dhe helika 4 fletëshe

Studentët dhe helika 4 fletëshe
2 Gazeta T&I Durrës Nr 24

Nxitja për këtë shkrim ka qenë Konferenca e IX Studentore, e cila u zhvillua këtë fund maji, si një bashkëpunim i Fakulteteve të Ekonomisë, kryesisht të Universiteteve Durrës, Tiranë dhe atij Metropolitan.
Fokusi i kësaj konference ishin studentet, të cilët nëpërmjet punimeve të tyre shkencore adresonin çeshtje që ndikojnë në zhvillimet ekonomike dhe financiare në Shqipëri, si edhe hedhin dritë mbi sfidat dhe perspektivat për zhvillimet e ardhshme ne kete fushe. Në këtë drejtim, konferenca nxiti studentët të bëhen pjesë e kërkimeve dhe debateve shkencore në fushën ekonomike, ndikoi pozitivisht në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet studentëve të universiteteve publike dhe private ne Shqiperi, duke bashkëvepruar në sinergji me njeri tjetrin.

Disa prej elementeve që karakterizuan konferencën e IX studentore do të ishin:

  • Risitë në aktivitetet promocionale: broshura, spotet, komunikime të vazhdueshme me studentët, e të tilla si këtoj
  • Trajnimet për strukturën e kërkimit shkencor dhe për prezantimet
  • Inkurajimi dhe mbështetja e vazhdueshme ndaj studentëve nga grupi i punës dhe pedagogët udhëheqës
  • Risitë në ditën e zhvillimit të konferencës, ku ishin ndërthurur elementë artistiko-shkencor
  • Format standart vlerësimi nga komisioni vlerësues
  • Bashkëpunim i frytshëm ndërmjet Fakultetit të Biznesit, UAMD dhe Fakultetit Ekonomik të UT
  • Punimet përmbajnë një qasje të plotë metodologjike për kërkimin shkencor;
  • Shumëllojshmëri të tematikave të trajtuar dhe gjetjet aktuale, ku doli në pah rëndësia për nxitjen e rritjes ekonomike të Shqipërisë, në sektorin e SME-ve, financiar, turizmit, marketingut, inovacionit, menaxheriale, digjitalizimit
  • Nisja e bashkëpunimeve me bizneset dhe organizatat e tyre

Në konferencë morrën pjesë 103 studentë kërkues me 46 punimet e tyre. Tematikat e trajtuara ishin të larmishme. Doli në pah rëndësia për nxitjen e rritjes ekonomike të Shqipërisë, në sektorin e SME-ve, financiar, turizmit, marketingut, inovacionit, menaxheriale, digjitalizimit.
Në përfundim të kësaj konference  u dhane tre çmime:
Punimi më i debatuar – Studentja Halisa Xhepa, me temë “Artizanati si prodhues vlerash në trashëgimi”.
Kërkimi më i mirë – Studentët: Ervin Xhetani, Klodiana Daka & Valentin Çela, me temë “Oligarkia në ndërtimin e kullave dhe efektet negative në mikroekonomi: pastrimi i parave”.
Prezantimi më i mirë – Studentët Ardita Ndoj, Fatjon Lila dhe Marvin Lila, me temë “Sfidat e mirëfunksionimit të bursës së Shqipërisë”.
Kjo konferencë nuk do të realizohej pa kontributin e veçantë të ketij grupi studentësh të Fakultetit te Biznesit, UAMD: Aurora Qato, Xhozefina Orhani, ArbaTaraku, Klajdi Blloshmi, Brixhilda Sherri, Klevisa Pepa, EnxhiCurri, Jonida Celshima, Ermelinda Bardhoshi, Lavdie Çelpica, Ervis Doda, Aldjon Bardhi, Alberina Xhani, Xhuliana Nebiu,  ValmiraDemaj, ElonaVoci, Eralda Marku, Artjola Dervishaj, Klodjana Turtulli dhe Franci Uku
Faleminderime i shkojnë edhe grupit organizativ te FEUT, me: Alesia Banushaj, Anisa Karagjozi, Rea Kotani, Kesilda Ajdini, Erjus Kamolli, Igli Tola, Juna Hoxha, Kristian Kina, Lorena Muco, Marina Popa, Megi Bala, Xhuljan Brahushaj, Zhdanova Lleshaj
Ky rezultat ishte punë, përkushtim, angazhim, krijim, këmbëngulje, ambicje, pasion dhe dëshirë e ketij grupi të jashtëzakonshëm studentësh. Por, pranë tyre në çdo moment dhe në çdo situatë kanë qendruar një grup lektorësh të perkushtuar, si: Luftim Cania, Denada Lica, Ola Sula, Dorina Xheraj, Llambi Prendi, Enida Istrefi Zhugri, Taulant Kullolli, Daniela Dauti Lika.
Nje falenderim i veçantë shkon për Dekanen e Fakultetit të Biznesit, Prof. Asoc. Dr. Azeta Tartaraj, e cila ka mbështetur dhe motivuar në çdo hap aktivitetet studentore, duke i nxitur ata të jenë pjese aktive e kërkimit shkencor, për të dhënë kontributin e tyre të çmuar në zhvillimet ekonomike në vend dhe me gjerë.
Duke ndjekur me interesim të madh këtë konferencë me anë të Kryetarit të saj, Dhoma vlerëson përfshirjen serioze të studentëve dhe pedagogëve për përgatitjen e saj. Rezultatet e këtij eventi, të përmbledhura në një libër prej 350 faqesh dëshmojnë qartë për një gamë mjaft të gjerë temash. Sigurimi i jetës dhe fondet e pensioneve, faktoringu dhe leasing, taksimi progresiv dhe pragu i TVSH, inflacioni dhe de-eurozimi, bitcoin, kursimet dhe remitancat, e-commerce dhe rrjetet sociale, ppp dhe ndërtimi i kullave, turizmi dhe artizanati janë vetëm disa nga objektet e kërkimit shkencor të studentëve të udhëhequr nga pedagogët e tyre.
Natyrisht që ka shumë rëndësi vlera e këtyre kërkimve dhe studimeve. A janë ato shkencë për shkencë apo bëhen në dobi të përparimit ekonomik të vendit, me motorr rritjen e biznesit? Studentët dhe pedagogët që i drejtojnë duhet ta kenë të qartë se ata janë pjesë e botës akademike, e cila vetë është pjesë e “helikës 4 fletëshe”. Në fakt, që në vitin 2007 Komissioni Europian, me anë të një direktive orientuese të veçantë, ka shpallur helikën katërfletëshe (quadruple helix) si një instrument bazik për ngritjen e strategjisë së zhvillimit të territorit të rajoneve. Protagonistët e këtij instrumenti janë katër: pushteti vendor, bota e biznesit, bota akademike dhe shoqëria civile. Ka ardhur koha kur këto katër pjesë të bashkëpunojnë ngushtë si një helikë e vetme për të çarë pengesat dhe për të rritur më tej përparimin ekonomiko shoqëror të komunitetit. Kjo do të thotë që duhet të ndërtojmë ekonominë dhe shoqërinë e dijes, ku bota akademike (pedagogët dhe studentët) kanë rolin e tyre tepër të rëndësishëm. Në këtë vështrim, studentët duhet të kenë më tepër besim dhe përgjegjësi tek studimi dhe kërkimi shkencor i tyre. Sepse nga këta të rinj pritet shumë, një hop cilësor në drejtimin ekonomik dhe shoqëror të komuniteteve si dhe të gjithë vendit. Prandaj, konferenca mund të zgjaste edhe tri ditë, me një prani shumë më të madhe të pushtetit vendor, të bizneseve dhe të shoqërisë civile. Pra, e kishim rastin për të nisur vënien në funksion të helikës katërfletëshe, sepse zhvillimi i qëndrueshëm i rajonit të Durrësit dhe i gjithë vendit mund të arrihet vetëm duke përdorur helikën europiane.