- Libani karakterizohet nga një ekonomi tregu kryesisht e hapur, e cila bazohet mbi shkëmbimin e të mirave dhe shërbimeve. Ajo gjithashtu historikisht ka shërbyer një si platformë e privilegjuar për aksesimin ndaj tregjeve të të gjithë zonës së Lindjes së Mesme.
- Ka disponibilitetin e burimeve njerëzore të kualifikuara, të cilat janë zhvilluar në një ambient multikultural e shumëgjuhësh dhe ofrojnë një raport të mirë cilësi-çmim.
- Me një sistem bankar të qëndrueshëm, Libani konsiderohet si një qendër financiare për bankat në Lindjen e Mesme. Ka një nga sektorët më të sofistikuar bankar në rajon, solid dhe gjithnjë në zgjerim dhe i cili konsiderohet si shtylla e vërtetë kurrizore e ekonomisë libaneze.
- Nuk ka asnjë kufizimi në lëvizjen e kapitalit, për dhe nga në Libani. Mungesë kufizimi kjo që shtrihet edhe ndaj të ardhurave të prodhuara në vend.
- Ekzistenca e nevojës për të kryer projekte infrastrukturore në sektorë të ndryshëm. Në programin Qeveritar përmirësimi i infrastrukturës është një prioritet për Libanin
Forma e Shtetit | Republikë Parlamentare |
Sipërfaqja | 10452 km2 |
Gjuha zyrtare | Arabishtja (gjithashtu shumë të përhapura: Frëngjishtja, Anglishtja, Armenishtja) |
Feja zyrtare | Myslimane 56%; Kristiane 39%; Drusi 4%; Të tjera 1% |
Monedha zyrtare | Lira Libaneze |
KU TË INVESTONI
- Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar (duke përfshirë edhe energjinë e rinovueshme) – Prodhimi i energjisë elektrike në vend është vetëm 10% nëpërmjet burimeve të ripërtëritshme (hidrike). Nevojat e mbetura mbulohen me blerjen e energjisë.
- Furnizimi me ujë; rrjeti i kanalizimit, trajtimi i mbeturinave dhe rehabilitimit – Sa i përket sektorit të ujë-kanalizimeve, del dukshëm në pah një mosfuksionim i përgjithshëm, kryesisht për shkak të derdhjes së pakontrolluar të ujërave të zeza komunale dhe industriale. Gjithashtu ka nevojë për forcimin e rrjeteve hidrike të furnizimit dhe shpërndarjes së ujit të pijshëm.
- Bujqësia, peshkataria dhe produktet pyjore – Sektori i bujqësisë i ka mundësitë më të mira në fushës e verës, ullirit dhe perimeve.
- Ndërtimi – Sektori i ndërtimit, ka vuajtur në vitet e fundit një rënie të vogël në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe së cilës i është shtuar edhe një rënie në shitjen e pasurive të patundshme që më së shumti lind nga pronat e përmasave të mëdha dhe me çmime të larta.
- Pasuritë e patundshme – Në kryeqytet vazhdon ndërtimi i projekteve të ndryshme të mëdha imobiliare, vepra të cilat kanë filluar punimet që në fund të vitit 2010 dhe që kapin një total prej 415,000 m2. Vlera e përgjithshme e këtyre projekteve tejkalon 2.6 miliardë dollarë.
Përditësimi i fundit: 09/10/2015
MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE (LIBANI)
Libani gëzon përkrahje të konsiderueshme ndërkombëtare, si në nivel shumëpalëshe dhe në nivel dypalësh. Ai ka përfituar nga Programi ndihmës financiare i njohur si EPCA (Programi i Asistencës ndaj Emergjencave pas Konfliktit), i miratuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vitin 2007. Në fund të Programit, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një raport vlerësimi mbi rezultatet e arrituara i cili ishte pozitiv në thelb (rritja mesatare ekonomike ishte 8% gjatë periudhës 2007-2010, një ulje në raportin midis Borxhit publik/PBB, mbajtja e qëndrueshme e normës së inflacionit, performancë e mirë e sektorit bankar dhe atij të ndërtimit), por që tregon edhe një progres të kufizuar përsa i përket reformave strukturore dhe përshtatjes së legjislacionit tatimor.
Country Strategy Paper 2007-2013 përfaqëson strategjinë e asistencës së BE-së ndaj Libanit, në kuadër të Politikës Europiane të Fqinjësisë (PEV). Ai është përqëndruar mbi tre prioritete: mbështetja ndaj reformave politike e socio-ekonomike, rinxitja dhe bërja më dinamike e ekonomisë vendase. Për arritjen e këtyre objektivave, “National Indicative Programme UE” gjatë periudhës 2011-2013, ka lëvruar ndaj Libanit 150 milionë Euro. Në Shtator 2013 BE-ja gjithashtu ka aprovuar një ndihmë shtesë ndaj Libanit në vlerën e 58 milion Euro për të ndihmuar në lehtësimin e impaktit të krizës Siriane, qoftë në livel infrastukturor dhe në atë social. Kjo ndihmë i shtohet programeve që do të vihen në zbatim nga Agjensi të ndryshme të Kombeve të Bashkuara (UNICEF, UNHCR e UNRWA).
Në kuadër të Procesit të Barcelonës, Libia ka firmosur marrëveshjen Euro-Mesdhetare të Asocimit, e cila është finalizuar me krijimin e një bashkëpunimi me natyrë politike, ekonomike dhe sociale.
Kohët e fundit, Libani, nëpërmjet një letre të drejtuar Presidentit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nga Ministri i Financave Safadi, ka shprehur interes për të qenë pjesë e vendeve që përfitojnë nga kjo bankë. Vendet aksionere të bankës po e vlerësojnë pa rezerva një mundësi të tillë.
Për t’u theksuar është rrjeti i gjerë i marrëdhënieve ndërkombëtare që ka ky vend falë degëzimeve të diasporës libaneze në Amerikën Latine, Afrikën Perëndimore, vendet e Gjirit Persik, Shtetet e Bashkuar dhe Kanada.
Përditësimi i fundit: 09/10/2015
POLITIKA EKONOMIKE (LIBANI)
Objektivat prioritare të politikës ekonomike të vendit mund të përmblidhen në nevojën imediate të zbatimit të planit elektrik kombëtar; reformimit të sektorit të telekomunikimeve; të përpilimit të një plani për fuqizimin e shërbimeve sociale në fushën e shëndetit dhe të kujdesit social, në mbështetje të shtresave më të varfra të popullsisë; të fuqizimit të rrjetit infrastrukturor të vendit (në veçanti të rrugëve të komunikimit) si dhe të zvogëlojë borxhin e jashtëm.
Mbeten ende pasiguritë mbi zhvillimin afatgjatë, kjo për shkak të kontekstit të brendshëm (i cili ka nevojë për reforma strukturore të mëdha, sidomos përsa i përket privatizimit të parashikuar në sektorët energjitikë dhe të telekomunikacionit), qoftë edhe për shkak të situatës akoma të paqëndrueshme në rajon. Prespektivat e rritjes së ekonomisë Libaneze mbeten sidoqoftë të lidhura ngushtë me veprimtarinë e kryer nga sistemi i saj financiar, i cili falë politikave efikase të vëna në jetë nga Banka Qëndrore ndër vite, kanë bërë të mundur që vendi ti bëjë ballë mungesës së masave ekonomike të përshtatshme për shkak të “amullisë” së pushtetit Ekzekutiv në vend. Përditësimi i fundit: 19/05/2017
KUADRI MAKROEKONOMIK (LIBANI)
Libani është një vend me të ardhura mesatare i cili shtrihet përgjatë një sipërfaqe prej 10452 km2 dhe ka një popullsi prej afro 5.9 milion banorë. 85% e popullsisë është e përqëndruar në qytet (pothuajse gjysma është e vendosur vetëm në kryeqytet). Sektori bujqësor është ai që kontribuon më shumë në formimin e PBB (rreth 6%). Burimet natyrore që shfrytëzohen aktualisht janë të pakta. Në bazë të raporteve të fundit, është konfimuar ekzistenca e disa burimeve të konsiderueshme hidrokarburesh përgjatë bregdetit libanez. Nisja e kërkimeve dhe shfrytëzimit të këtyre burimeve, e cila kishte vonuar për disa vjet, ka rinisur në fillim të vitit 2017 mbas aprovimit të dekreteve përkatëse në lidhje me nën-ndarjen e blloqeve off-shore dhe nxjerren në treg për blerje nga ofruesi më e mirë të gjysmës prej tyre, si dhe aprovimit të skemës së “Exploration and Production Agreement” (Marrëveshjes së Kërkim Prodhimit).
Sektori i industrisë është shumë pak i zhvilluar dhe ndikohet ndjeshëm nga ndërprerjet e vazhdueshme të furnizimit me energji elektrike.
Sektori i shërbimeve (banka, tregëti, turizëm, transport, etj), kontribuon me afro 73% në Prodhimin e Brendshëm Bruto (sipas Bankës Botërore)
Në vitin 2016, ekonomia libaneze u karakterizua nga një rritje e ulët e PBB-së, me një rritje të lehtë të deficitit tregtar (13.7 miliardë dollarë) të ndikuar nga çmimi i ulët i produkteve të naftës dhe rënia e deficitit të bilancit të pagesave. Për vitin 2017 dhe 2018, perspektiva për rritjen e PBB-së nuk është e madhe: FMN (dhjetor 2016) dhe Banka Botërore (prill 2017) parashikojnë rritje prej rreth 2% për 2017 dhe 2.5% për 2018.
Sektori i turizmit, ai bankar dhe ai i ndërtimit, mbi të cilët bazohet ekonomia libaneze kanë ndjerë ndikimin e vështirësive të brendshme dhe atyre në rajon
– Në vitin 2016, sektori bankar, falë disa operacioneve “inxhinierie financiare” të Bankës Qëndrore të Libanit, ka regjistruar një rritje me 10% në krahasim me 2015 përsa i përket totalit të aseteve (6.5% rritje të depozitave dhe 5.4% rritje në kredidhënie)
– Sektori i Turizmit, panvarësisht ndikimeve negative të krizës Siriane, ka regjistruar një rritje të numrit të vizitorëve.
– Sektori i ndërtimit, ka regjistruar në 2016 një rritje të lehtë. Lejet e ndërtimit në vitin 2016 janë rritur me 13,3%. Në 2016 është vënë re gjithashtu edhe një rritje e shitjeve në sektorin imobiliar (+1,4%). Shitjet e këtij sektori ndaj të huajve ndërkohë paraqesin një rënie prej 18,4%
TREGUESIT MAKROEKONOMIKË (LIBANI)
2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | |
GDP Nominale (mln €) | 33.425 | 33.829 | 36.100 | 36.973 | 42.472 | 46.052 |
Variacionet e GDP-së reale (%) | 1,4 | 1,3 | 2 | 1,4 | 2,3 | 1,9 |
Numri i popullsisë (mln) | 4,6 | 4,9 | 5,4 | 5,9 | 6,1 | 6,3 |
GDP për frymë sipas fuqisë blerëse ($) | 13.898 | 13.370 | 15.804 | 15.034 | 14.861 | 14.900 |
Niveli i papunësisë (%) | 10,3 | |||||
Borxhi publik (% PIL) | 126,1 | 131 | 134,8 | 147,6 | 160,3 | 161 |
Inflacioni (%) | 8,4 | 3 | -0,7 | -3,8 | -1 | 2,2 |
Luhatshmëria e volumeve të importit të
mallrave dhe shërbimeve (%) |
5,5 | 0,86 | 6,64 | 6,95 | 3,14 |
OBT, MARRËVESHJET RAJONALE DHE TAKSAT KOMBËTARE (LIBANI)
Shënim:
Aderimi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, përbën një prioritet për Libanin, i cila ka kërkuar të bëhet pjesë e kësaj organizate që prej vitit 1999 dhe uroj të përfundojë sa më shpejt këtë proces.
Negaciatat për aderimin janë duke u zhvilluar ende. Me qëllim përshtatjen me rregullat e OBT-së, Libani ka ndërmarrë një sërë hapash për rinovimin e Aparatit Legjislativ të brendshëm, por janë ende të shumta përshtatjet e kërkuara. Në kuadër të ENPI, është ende në fazën fillestare një projekt binjakëzimi administrative midis Doganave Libaneze dhe Agjensisë Italiane të Doganave. Ky projekt ka si qëllim mbështetjen e Doganave Libaneze në procesin e harmonizimit të legjislacionit doganor me normat e OBT-së.
Respekti i pronësisë intelektuale e ruajtja e Marrëveshjes TRIPs përbëjnë kushtet bazë dhe më delicate për këtë aderim.