LAJME
Thirrje për aplikim!
EWA2025 – Fuqizimi i Grave në Agroushqim Thirrje për Aplikime – Programi EWA 2025: Fuqizimi i Grave në AgroushqimDhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës fton të gjitha gratë sipërmarrëse në Shqipëri të aplikojnë në programin Empowering Women in Agrifood (EWA) 2025, një iniciativë e EIT Food, mbështetur nga Instituti Europian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT).EWA 2025 synon të fuqizojë gratë me ide të reja dhe biznese në sektorin agroushqimor, duke i mbështetur nëpërmjet trajnimeve, mentorimit dhe financimit.🔹 Kush mund të aplikojë?Gra të angazhuara në sektorin agroushqimor, me një ide ose biznes të hershëm në zhvillim.🔹 Përfitimet për pjesëmarrëset: Program inkubimi 6-mujor (qershor–nëntor 2025) Trajnime në sipërmarrje dhe zhvillim biznesi Mentorim individual me ekspertë të sektorit Mundësi rrjetëzimi me aktorë kyç të industrisë Çmime financiare: €10,000 dhe €5,000 për idetë më të mira🔹 Afati për aplikim: 25 Maj 2025🔗 Apliko këtu: https://www.f6s.com/ewa-2025-shqiperi/applyKy është një rast unik për të rritur kapacitetet tuaja sipërmarrëse dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit agroushqimor në vendin tonë.
Gazeta e projektit GreenWB
Jemi të entuziazmuar të ndajmë me ju edicionin e parë të gazetës së projektit GreenWB Në këtë edicion do të gjeni:✅ Prezantimin e projektit dhe objektivat e tij✅ Partnerët ndërkombëtarë dhe lokalë të përfshirë✅ Aktivitetet e deritanishme dhe arritjet kryesore✅ Planet për të ardhmen dhe impakti që synojmë të sjellim në rajon📍 Qëllimi ynë është të nxisim inovacionin e gjelbër dhe zhvillimin sipërmarrës në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor – përmes Living Labs. GreenWB #GreenInnovation #Entrepreneurship #WesternBalkans #SustainableDevelopment #LivingLabs #ErasmusPlus #HEInnovate #ccidr Gazeten e plotë mund ta lexoni këtu
Takimi për Prezantimin e Projektit të Promovimit të ESG
Më 26 Shkurt 2025, në White Hill Resort, u mbajt takimi për prezantimin e Projektit të Promovimit të ESG (Environmental, Social, Governance), një iniciativë e financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor. Ky projekt ka për qëllim të fuqizojë organizatat dhe të kontribuoni në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit, duke rritur kapacitetet e organizatave dhe krijuar mundësi të reja për Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit, pjesëmarrësit mësuan rreth rëndësisë së praktikave ESG, standardeve dhe kornizave për raportimin ESG, menaxhimit të rrezikut dhe mundësive që ofron implementimi i këtyre praktikave për zhvillim të qëndrueshëm. Projektin e udhëhoqën Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (CTIK), në bashkëpunim me Shoqatën e Përgjegjshmërisë Mjedisore dhe Sociale (ESRA) dhe partnerë të tjerë nga rajoni, duke bashkëpunuar për të implementuar praktikat ESG dhe për të rritur konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e biznesit. Pjesëmarrësit e takimit patën mundësinë të eksploronin mundësitë që ofron ESG për bizneset dhe shoqërinë civile në rajon. ESG #ZhvillimQëndrueshëm #BallkaniPerëndimor #ProjektiESG #CTIK #ESRA #FondiBallkanitPerëndimor #BashkëpunimRajonal #ccidr
Trajnimi i Marketingut Digjital
Më 25 Shkurt 2025, në White Hill Hotel, u mbajt sesioni i parë i trajnimit për kursin e Ekspertëve të Marketingut Digjital! Trajnimi u udhëhoq nga e trajnerja Alma Stana, ku u trajtuan themelet e marketingut digjital, strategjitë kyçe dhe rëndësia e krijimit të një identiteti të fortë digjital duke përdorur Google Enterprise Tools si Google Workspace dhe Google Ads. Ky eveniment shënoi fillimin e një udhëtimi emocionues për të gjithë pjesëmarrësit që synojnë të zotërojnë aftësitë e marketingut digjital dhe të zhvillojnë fushatat e tyre në një nivel më të lartë! Trajnimi i radhës do të mbahet më datë 28 Shkurt 2025 në White Hill Hotel, me trajnerin Brolin Dakoli! Mos e humbisni mundësinë për të mësuar më shumë rreth marketingut digjital dhe për të zhvilluar aftësitë tuaja profesionale! Për më shumë informacion, qëndroni të lidhur me ne! MarketingDigjital #TrajnimMarketingu #GoogleWorkspace #GoogleAds #IdentitetDigjital #KursMarketingu #AftësiDigjitale #MësoMarketingun #ccidr
Njoftim për Trajnerë të Kualifikuar në Fushën e Menaxhimit të Emergjencave dhe Sigurisë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës po kërkon trajnerë të kualifikuar për të zhvilluar trajnime në fushën e Menaxhimit të Emergjencave dhe Sigurisë për bizneset anëtare të saj. Ky program edukativ është pjesë e iniciativës për të mbështetur kompanitë në rritje dhe zhvillim, duke përmirësuar njohuritë dhe praktikat në fushën e Shëndetit, Sigurisë dhe Mjedisit (HSSE). Trajnimet do të përqendrohen në fushat e mëposhtme: Menaxhimi i situatave të emergjencave si tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore. Parandalimi i zjarrit dhe masat për shuarjen e tij. Evakuimi i punonjësve në raste emergjencash, për të siguruar shpëtimin maksimal. Trajnimet do të targetojnë stafin e mëposhtëm: Punonjësit përgjegjës për parandalimin dhe shuarjen e zjarrit. Punonjësit e ngarkuar me evakuimin e punëtorëve. Përgjegjësit e shërbimeve të parandalimit dhe mbrojtjes. Punëdhënësit dhe përfaqësuesit e sigurisë së punëtorëve. Punonjësit e ndihmës së parë (sipàs ligjit nr., të punonjësve të trajnuar duhet të jetë 10% e numrit të stafit në ambjentin përkatës). Informacione të rëndësishme për angazhimin: Objektivi: Trajnimi dhe zhvillimi i modulit edukativ në HSSE, për tre pikat e mësipërme. Kohëzgjatja: Minimumi 8 orë trajnim dhe punë praktike. Gjuha: Trajnimet do zhvillohen në gjuhën shqipe, ndërsa dokumentacioni duhet të jetë në shqip dhe anglisht. Kriteret për Ekspertët: Përvoja […]
SHËRBIME


Qendra e Ndërmjetësimit
KENI NJE MOSMARREVESHJE TREGTARE, KONTRAKTUALE APO TJETER? ASNJE PROBLEM! DREJTOHUNI TEK QENDRA E NDERMJETSIMIT Ndërmjetsimi pranë Qendrës


Çertifikimi i biznesit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ka lidhur një marrëveshje me CDQ Italia mbi asistencën teknike në përgatitjen e bizneseve për të marrë një certifikate cilesie. Sipas kesaj marreveshje, per bizneset antare te Dhomes, CDQ Italia do te aplikoje tarifa 15% me te ulta se


Vizat + Nota Verbale
Kushtet që duhet të plotësojnë antarët e Dhomës për tu pajisur me “Vizë dy vjeçare Shengen ” në Ambasadën Italiane, sipas shkresës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Tregtare , në Ministrinë e Ekonomisë, nr.7984...


Pasaporta e Shërbimit
Pasaporta e shërbimit është e vlefshme për të udhëtuar pa vizë në Algjeri, Argjentinë, Bullgari, Egjipt, Greqi, Kinë, Kili, Kroaci, Hungari, Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë, Malajzi, Poloni, Rusi, Sllovaki, Slloveni, Turqi, Uruguaj, Ukrainë, Serbi,


Çertifikata e Origjinës
Është një shërbim, që ofrohet vetëm për subjektet që janë antarë të Dhomës, të cilët eksportojnë mallra të prodhuara apo të përftuara tërësisht në Shqipëri.


Anëtarsimi
Është shërbimi kryesor i Dhomës. Ky shërbim i ofrohet çdo operatori ekonomik që ushtron veprimtarinë e tij në territorin e kompetencës së Dhomës. Regjistrimi në Dhomë është vullnetar. Me regjistrimin në Dhomen e Tregtise Ju bëheni përfitues të të gjitha shërbimeve dhe mundësive që Dhoma u ofron antarëve të saj:


QKL
FUSHAT E VEPRIMTARIVE QË KËRKOJNË PAJISJEN ME LIÇENCË SIGURIA KOMBËTARE, RENDI PUBLIK DHE MBROJTJA CIVILE (Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike, etj) USHQIMI DHE SHËNDETI (Prodhimi dhe tregtimi i ushqimeve, rritja ose tregtimi i kafshëve, shërbime mjekësore, etj) MJEDISI (Leje për ndikimin në mjedis, shërbime ekspertize, peshkimi, shfrytëzimi i
NJOFTIME PUNE
SPONSOR KRYESOR
RRJETE SOCIALE
GAZETA JONË
EVENTE
12th Cukurova Furniture and Decoration Fair
Porta e industrisë së mobiljeve në Botë, Panairi i Mobiljeve dhe Dekorimeve Çukurova mbledh së bashku pionierët e sektorit në Adana në 1-6 Tetor 2019. Këtë vit, Panairi i 12-të i Mobiljeve dhe Dekorimeve Çukurova do të mbahet në stilin moderne, avangardë dhe klasike ku mund të gjeni shumë lloje produktesh me dizajn të veçantë. Arsyet per tu ber pjese e panairit jane: Azhornimi me zhvillimet më të fundit në treg duke ndjekur planet e ardhshme të profesionistëve dhe shikuar pozicionin tuaj të tregut dhe të ardhmen e tregut. Përcaktimi i produkteve më të mirë për ju duke biseduar me profesionistë. Forcimi dhe zgjerimi i rrjetit tuaj të biznesit në industri. Vizita ne panairin më të madh të industrisë së mobiljeve në rajon. Rasti për të takuar udhëheqësit e sektorit në takimin më të lavdishëm të rajonit. Rritja e njohurive tuaja për sektorin e mobiljeve. Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://adanamobilyafuari.com/ Programi: 30 Shtator : Mbërritja 01 Tetor: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 02 Tetor: Vizita në Panair 03 Tetor: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 21 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe […]
Agrotec 2019 23rd International Agricultural and Agricultural Technologies Fair
Agrotec 2019, është panair që do të mbahet në Ankara në një sipërfaqe prej 44.000 m2 në datat 26-29 Shtator. Arsyet per tu bere pjese e panairit jane: Gjetja e tendencave, zhvillimeve dhe inovacioneve të fundit në bujqësi dhe blegtori. Per tu informuar per zhvillimet e reja teknologjike. Gjetja e përgjigjeve për të gjitha pyetjet që lidhen me sektorin. Mundesia për të takuar udhëheqësit botërorë në sektorin bujqësor në të njëjtën platformë. Hapja e tregjeve të reja, krijimi i bashkëpunimeve të reja Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://www.agrotecankara.com/tr/agrotec Programi: 25 Shtator : Mbërritja 26 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 27 Shtator: Vizita në Panair 28 Shtator: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 21 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al
Samsun Agriculture Fair 2019
Samsun Agriculture Fair 2019, është panair që do të mbahet në Congress Center, e cila është qendra më e madhe e Detit të Zi në një sipërfaqe prej 50.000 m2 në datat 25-29 Shtator, në Samsun,Turqi. Panairi i ofron mundësinë të gjithë të interesuarve në fushën e agrikulturës për të: Treguar produktet dhe teknologjitë më të fundit për audiencën e synuar. Ndjekur zhvillimet në këtë sektor Hulumtuar tregun dhe analizuar konsumatorët Forcuar prestigjin e korporatës dhe imazhin mbi klientët Forcuar rrjetin ekzistues të klientit dhe shitësit Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: http://tarimfuarisamsun.com/fuar-kunyesi Programi: 24 Shtator : Mbërritja 25 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 26 Shtator: Vizita në Panair 27 Shtator: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 21 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al
IstanbulLight
IstanbulLight, panair i cili do të mbledhë më shumë se 6500 profesionistë në fushën e ndricimit do të mbahet në datat 18-21 Shtator në Qendrën Expo, Yesilkoy të Stambollit. Ju do të gjeni cilësinë më të mirë të produkteve dhe zgjidhjet më të mira të ndriçimit nga 230 kompani nën çatinë e Stambollit. Për informacione të mëtejshme mund të shihni në websitin e panairit: https://event.istanbullight.com/online-registration/?actioncode=PPC2&utm_source=google&utm_medium=cpc&utm_campaign=brand-eng&gclid=EAIaIQobChMIkfPT8JbS4wIVxVQYCh1T7QSKEAAYASAAEgI-vPD_BwE Programi: 17 Shtator : Mbërritja 18 Shtator: Takime B2B dhe Prezantim i shkurtër mbi panairin 19 Shtator: Vizita në Panair 20 Shtator: Kthimi Afati i fundit për dërgimin e formularit të aplikimit: 14 Gusht 2019 Gjatë datave të programit hoteli, mëngjesi dhe transfertat nga hoteli ne panair dhe anasjelltas, mbulohen nga ana e palës Turke. Nëse jeni të interesuar të aplikoni për pjesëmarrje në ndonjërin nga këto panaire kontaktoni me Dhomën në: Tel: +355 52 222 199 ose e-mail: info@ccidr.al
BIZNESE