Radius: Off
Radius:
km Set radius for geolocation
Search

Një memorandum bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, e përfaqësuar nga presidenti i saj z. Alban Isteri dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Chieti-Pescara u nënshkrua të Premten 4 Qershor në Pescara Itali.

Një nënshkrim i rëndësishëm që i hap rrugë implementimit të një serie iniciativash midis dy vendeve që synojnë intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimin brenda Makro Rajonit Adriatiko Jonian dhe në lidhje me sektorët e konsideruar strategjikë për politikën EUSAIR: dixhitalizim, infrastrukturë, ekonomia e gjelbër, agro-ushqimi dhe peshkimi, industria prodhuese, zejtaria, turizmi etj.

Eventi Kombëtar i Lançimit të Fondit të Sfidës Rajonale të Ballkanit Perëndimor

EVENTI KOMBËTAR I LANÇIMIT TË FONDIT TË SFIDËS RAJONALE TË BALLKANIT PERËNDIMOR (REGIONAL CHALLENGE FUND-RCF) datë 02 mars 2021, ora 10.00-11.15. Të nderuar miq sipërmarrës dhe ndjekës të Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë. Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në eventin më të madh kombëtar të lançimit të Fondit të Sfidës Rajonale (Regional […]

100-vjetori i Dhomës së Tregtisë Durrës/ Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako viziton ekspozitën

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj hapi në galerinë “Nikolet Vasia” një ekspozitë me dokumente autentike të nxjerra nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, të cilat i përkasin periudhës së krijimit të Odës Tregtare dhe që hedhin dritë mbi historikun e kësaj dhome përgjatë viteve 1921-1945. […]

100-vjetori i Dhomës së Tregtisë Durrës/ Meta i akordon titullin e lartë “Për merita të veçanta civile”

Në 100-vjetorin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, presidenti Ilir Meta i akordoi këtij institucioni titullin e lartë “Për merita të veçanta civile”. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kreu i Shtetit thekson se roli i Dhomës në mbrojtjen e interesave të biznesit ka qenë i pazëvendësueshëm. “Misioni dhe veprimtaria e këtij institucioni ka […]

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës në bashkëpunim me Projektin “Forcimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri” organizuan një seancë informuese online lidhur me rolin, përfitimet dhe mënyrën e aplikimit të ndërmjetësimit në fushën tregtare si një mjet i rendësishëm dhe efikas i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Më datë 04 shkurt 2021, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës në bashkëpunim me Projektin “Forcimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri” zhvilluan një seancë informuese online lidhur me rolin, përfitimet dhe mënyrën e aplikimit të ndërmjetësimit në fushën tragtare si një mjet i rendësishëm dhe efikas i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Kjo seancë informuese u zhvillua […]

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës webinar “Menaxhimi i krizës dhe komunikimi i marketingut gjatë Covid-19″

Në 27 Janar 2021 u mbajt  Webinari “Menaxhimi i krizës dhe komunikimi i marketingut gjatë Covid-19 ″, Fokusi në Bosnjë-Hercegovinë dhe Shqipëri, i cili u organizua në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomisë dhe Federatës së Bosnjë-Hercegovinës Në këtë webinar moren pjese përfaqësues të Universitetit Aleksander Moisiu Durres dhe Tourism Association Durrës. Kryetari Z.Alban Isteri theksoi […]

Njoftim për pagën minimale dhe maksimale nga periudha Janar 2021

Të nderuar tatimpagues! Ju bëjmë me dije se, duke filluar nga periudha Janar 2021, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 30,000 lekë. (VKM nr.1025, datë 16.12.2020) Për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga bruto […]

Online Event – Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë

I nderuar sipërmarrës,Kemi kënaqësinë t’Ju informojmë se, në vijim të bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi arritur me Union of Chambers and Commodity Exchanges of Turkey, organizojmë në datën 29 janar 2021, ora 10.00 (me orën shqiptare), Forumin e biznesit #Shqipëri – #Turqi Union of Chambers and Commodity Exchanges of Turkey është organizata më e madhe dhe më e […]

Isteri: 1200 biznese të mbyllura dhe 35 mijë të papunë në Durrës. Ndërtimi, lokomotiva e ekonomisë në 2021

Tërmeti dhe pandemia i dhanë një goditje të fortë sektorit të biznesit në Durrës. I gjithë viti 2020 shihet nga ekspertët e ekonomisë si një vit krize, ndërsa parashikime deri diku të zymta vijnë edhe për vitin 2021. Në Durrës është konstatuar edhe nga organizmat ndërkombëtarë si BERZH apo Banka Botërore një rudhje e ekonomisë […]

Top

You Might Be Also Interested In: